• |
ide | kryesore

Barça prezanton Malcom dhe zbulon klauzolën e tij të lirimit

Sport



Saga e Malcom-it përfundoi me një kthesë të madhe përfundimtare. Gjithçka është vulosur me firmosjen me Barcelona-n, që rezulton të jetë klubi i ëndrrave të lojtarit brazilian. Kjo është ajo që ai ka thënë që nga Portland, Oregon, ku aktualisht ekipi i tij i ri është duke zhvilluar fazën parasezonale.

Pas mbërritjes, gjithçka është bërë sipas programit, ku sigurisht nderimet ndaj Leo Messi-t është hapi i parë i çdo të porsaardhuri në grupin katalanas. “Jam vërtetë shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr. Të luaj në Barcelonë është një sfidë e madhe dhe shpresoj që tifozët të jenë të lumtur”, u shpreh braziliani.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, një legjendë … Shpresoj të mund të mësoj shumë prej tij”, shtoi ish-lojtari i Bordo, që ka befasuar jo pak me transferimin e tij në Katalonjë.

Gjatë këtij prezantimi shumë të mediatizuar, liderët e FC Barcelona shfrytëzuan rastin për të bërë të ditur klauzolën liruese të lojtarit të tyre të ri, e cila arriti në 180 milionë euro. Një shifër larg spekulimit prej 400 milionë eurosh të lakuar nga shtypi iberik në ditët e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *