• |
ide | kryesore

Brazili në Katar shkon me këtë trajner…

Sport



Më shumë se eleminimi në cerekfinale kundër Belgjikës kanë pstur vlerë 15 ndeshjet pa humbje të Brazilit nën drejtimin e teknikut Tite, por edhe mënyra se si 5 herë kampionët dolën nga Botërori Rusi 2018. Në Brazil të gjithë i kanë kujtuar përpjekjet e Selecaos për të ndryshuar fatin e një ndeshje të nisur keq, me një autogol e një me një rezultat 2-0 pas 45 minutash lojë me vetëm një goditje në kkuadrat nga Belgjika. Kjo ka mjaftuar që Brazili të rinovojë kontratën me teknikun Tite dhe lajmi është zyrtar. Tite ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2022 dhe objektivi është qartësisht Kupa e Botës në Botërorin e paprecedentë në histori, atë që do të zhvillohet në dimër. Tekniku ka mbështetjen e gjithë ambjentit dhe kjo është reflektuar edhe në kthimin nga Rusia kur është duartrokitur në aeroport nga tifozët e pranishëm. Marrëveshja është një të njëjtat terma dhe nuk ka qenë e vështirë që palët të vendosnin rinovimin e bashkëpunimit edhe për 4 vjet të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *