• |
ide | kryesore

Emanuel Makron flet për skandalin me truprojën: Unë jam fajtor!

Planet



Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thyer heshtjen e tij mbi skandalin e truprojes së tij që sulmoi demonstruesit në ditën e 1 Majit duke thënë se: “Unë jam fajtori“.

Pas sulmeve të shumta dhe më i rëndi që ai ka hasur që nga zgjedhja e tij në krye të Elysee 14 muaj më parë, Macron shtoi, “Ata mund të vijnë e të marrin mua në pyetje. Unë do t’i përgjigjem popullit francez”.

Duke folur për deputetët e partisë së tij në Paris të martën, Macron denoncoi sjelljen e Alexandre Benalla si një “tradhti”.

Benalla, një ndihmës presidencial dhe anëtar i rrethit të brendshëm të Macron, është akuzuar me dhunë pasi ai sulmoi demonstruesit gjatë protestës në të cilën ai duhej të ishte një vëzhgues.

Pallati Élysée, i cili e dinte për sulmin e Benalla ditën tjetër, e mbajti të fshehtë për më shumë se dy muaj.

Pasi Benalla sulmoi dy protestues ai u pezullua fillimisht nga puna e tij për dy javë, pastaj u lejua të kthehej në postin e tij. Por javën e kaluar kur gazeta Le Monde publikoi pamjet e sulmit, Benalla ishte thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia dhe u nënshtrua hetimeve zyrtare të dielën.

Ai u shkarkua nga pozicioni që mbante pasi kriza u përshkallëzua.

Duke folur me mbështetësit në Paris të martën në mbrëmje, Macron tha: “Në një republikë shembullore nuk do të thotë të mos bësh gabime. Askush rreth meje ose kabinetit tim nuk ka qenë kurrë i mbrojtur ose i përjashtuar nga rregullat. Kurrë.”

Në fjalimin e tij prej 30 minutash, Macron tha se Benalla ishte një “përkrahës i cili ishte shumë i përfshirë në fushatën presidenciale”. Ai pranoi se ishte i zhgënjyer nga sjellja e Benalla, të cilën ai e kishte përshkruar më parë si “tronditës dhe të papranueshëm”.

https://www.youtube.com/watch?v=aNR_t_47j-I&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *