• |
ide | kryesore

Erdogan në takimin me Putinin: Marrëdhënia jonë shkakton xhelozi te disa….

Planet



Në takimin me homologun e tij rus Vladimir Putin në Johanesburg, në kuadër të samitit të vendeve BRICS, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se miqësia mes dy vendeve të tyre shkakton xhelozi tek disa vende të tjera.

“Çdo lloj solidariteti mes nesh dhe Rusisë me të vërtetë shkakton xhelozi të disa”, – u shpreh Erdogan.

Dy liderët pritet të diskutojnë kryesisht rreth Sirisë dhe të shkëmbejnë mendime mbi samitin e ardhshëm të Teheranit si pjesë e procesit të Astanas.

Pas fjalimeve përshëndetëse, takimi është duke vazhduar në dyer të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *