• |
ide | kryesore

(FOTO) Pas zjarreve, Athina përmbytet nga shirat

Lajme, Të fundit



Pak ditë pas zjarreve katastrofike që shkaktuan vdekjen e 85 personave në verilindje të Athinës, tashmë është veriu i kryeqytetit grek që po përballet me përmbytje të mëdha.

Pas shirave të rrëmbyeshëm, lagjet Maroussi dhe Halandri në rrethina të Athinës u përmbytën të enjten.

Departamenti i zjarrfikësve tha se kishte marrë më shumë se 140 telefonata për ndihmë, shumica e të cilëve vinin nga shoferë, makinat e të cilëve po bllokoheshin nga uji.

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar edhe pamje të lagjeve dhe makinave të përmbytura, si dhe të pasojave pas largimit të ujit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *