• |
ide | kryesore

Këshilli bashkiak i Tiranës, opozita braktis mbledhjen, Veliaj: Vinë vetëm për rrogat

Lajme, Të fundit
keshilli_bashkiak_tirane_7645.jpg



Në një kohë kur sot mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak, opozita ka braktisur sallën, në shenjë kundërshtie për Teatrin Kombëtar. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj tha se opozita shkon në mbledhjet e Këshillit vetëm sa për të marrë pagat. Mes ironisë Veliaj tha se as në teatrin e kukullave nuk aktrohet kështu siç bën opozita.

Ndërkohë Mirela Bogdani, këshilltarja e FRD-së në Bashkinë e Tiranës iu bashkua nismës së opozitës, ndërsa braktisi sallën. Në një deklaratë për mediat teksa qëndronte përkrah Kreshnik Ccollakut, ajo tha se Veliaj po bën sjellje arbitrare sa i takon Teatrit.

“Unë nuk mund të vazhdoj të jem më pjesë e koalicionit të majtë. Duke nisur që sot dhe deri në përfundim të mandatit, nuk e konsideroj më veten pjesë e koalicionit të majtë”, tha Bogdani. Ndërkohë këshilltari i PD-së Çollaku tha se pas shembjes së teatrit fshihet ndërtimi i 6 kullave.
“Fronti opozitar do të zgjerohet edhe më tej. Kjo është përgjigjja më e mirë që një qeveri dhe një administratë e korruptuar po marrin. Opozita sot është edhe më e fortë”, tha ai.



2 Comments

  1. Akoma nuk a paska mesuar Lali Eri,se rrogat ,i shkojne keshilltareve,ashtu sikunder edhe atij-vete,direkt ne llogarite e tyre bankare?Apo,nga qe kane disa llogari,mund te ngaterrohen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *