• |
ide | kryesore

Lubonja: Qytetarët po gënjehen nga Vetingu, Rama po kap drejtësinë

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja akuzon kryeministrin Edi Rama se ashtu siç kapi të gjitha pushtetet po tenton ta bëjë të njëjtën gjë me drejtësinë. Në emisionin “Studio e hapur”, Lubonja tha tani se nuk dihet se kush do t’i drejtojnë gjykatat, dhe se më mirë do të ishte një drejtësi e korruptuar sesa e kapur nga qeveria.

“Ky rezultat, për mua mund të quhet dështim i Reformës në Drejtësi. Kjo pritej. Siç Rama bëri për të kapur pushtetet, edhe kjo ishte tentativë kapje dhe jo reformë e vërtetë.

Kujtoj kritikën e Komisionit të Venecias që thotë se “një reformë kaq radikale ka shumë rreziqe dhe sjell destabilizim të gjyqësorit”. Ajo flet edhe për kapjen e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Të gjitha po vërtetohen. Ky është destabilizim i sistemit të drejtësisë.

Njerëzit thonë se po hiqen disa njerëz të korruptuar. Në këtë aspekt që ndoshta dhe gënjehen një pjesë njerëzish. Gjykoj se duhet parë përtej. Mirë që u hoqën këta, por çfarë po na vjen? Po na vjen një drejtësi më pak e dëmshme? Një drejtësi e kapur nga mazhoranca është goxha më e dëmshme. Shikoni Arta Markun, që s’ka lënë ligj pa shkelur, si me Kukësin, Xhafajn apo Teatrin. Këtu bërtasin edhe rastet flagrante të korrupsionit” – thotë Lubonja. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Nje drejtesi e kapur thjesht lejon korrupsion akoma me te madh, korrupsione shteterore, shkelje ligjesh e Kushtetute. Kete po thote Tosi.

      Po ajo qe po ve ne pah reforma e drejtesise eshte se sa pak dime e lexojme rreth demokracise dhe sistemeve qeverisese si shoqeri.

  1. Po eshte e vertete ajo qe thot Tosi,nje drejtesi e korruptuar i sherben te gjitheve(),mjafton te paguash(edhe ato qe nuk kane para ,i marrin borxh),nje drejtesi e kapur i sherben vetem nje klase te caktuar, per te shtypur gjithe te tjeret(pra ato qe nuk do te jene te tyret edhe pse mund te paguajn nuk perfitojne),keshtu do krijojme perseri shtetin diktatorial.

  2. Z FATOS ka plotesisht te drejte ne shprehjen e llogjiken e drejtesise kapur. Drejtesine te gjithe e duam qe te behet e te jete e drejte, ne mbeshtetje te kushtetutes. Por ketu kushtetuta eshte shkelur, ligjet e kufizimeve standarteme shumice te theksuar jane zhdukur, ketu vendos, vulos nje qeros( RAMA) ketu emerimet behen me listen e partise, me urdher te saj, Kjo drejtesi po vepro ca te nenes, e ca te njerkes, kete e vendos RAMA,,,,,Pra cdo vendim, e ligj e ben sundimtari. A eshte drejtesi e kapur? Ta mesoi ky rilindasi ,,,kelysh kuqali me pseudonimin BERTI, e pasi te dale ne veting i fituar, le te denohen te ndershmerit, qe ti rroje partia e qelbesirave atij e zorraxhinjeve te tjere si ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *