• |
ide | kryesore

Marotta i mbyll derën Bonuccit

Sport



Në kohën kur zërat për një rikthim të bujshëm të Leonardo Bonuccit po bëhen gjithnjë e më të forta, ka menduar drejtori i Juventus, Marotta, të ulë pritshmëritë. “E kam marrë vesh nga Milan dëshirën e Leo për tu afruar me Juven – ka bërë të ditur Marotta -, por në mbrojtje për momentin jemi të kompletuar”.

Fjalë që e bëjnë të qartë situatën për Bonuccin, që sheh ti mbyllet dera para syve. Ndoshta ka qenë pikërisht kërkesa e Milan për të marrë nga bardhezinjtë Caldarën, që ka stepur operacionin që dukej i kryer, me dëshirën e të dyja palëve për ta konkretizuar.

“Bonucci-Caldara? Gjithcka nisi nga një takim me Leonardon për të folur për rikthimin e tij në futbollin italian. Aty mësova për dëshirën dhe vlerësimin që ka Bonucci për Juventus e nga këtu u ndërtua e gjithë historia” përfundoi Marotta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *