• |
ide | kryesore

Martial në qendër të merkatos, Mourinho tregon arsyen pse iku nga turneu

Sport



Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, është në qendër të merkatos, me shumë klube të interesuara për talentin e përfaqësueses franceze. Martial duket se nuk është i kënaqur në Old Trafford dhe e ka bërë të qartë se po merr në konsideratë ofertat, ndaj dhe bëri zhurmë largimi i tij nga turneu amerikan, në të cilin marrin pjesë Djajtë e Kuq, vetëm se arsyeja nuk është ajo që mendohej.

Jose Mourinho, tekniku i United, ka konfirmuar se Anthony Martial është larguar nga skuadra dhe turneu në Shtetet e Bashkuara për shkak se pret lindjen e fëmijës së dytë në Paris.
Fillimisht u spekulua mbi arsyen e largimit të sulmuesit, pikërisht për shkak të zërave që e shohin në rrugën e daljes nga Old Trafford, mbi të gjitha për marrëdhëniet e ngurta me Mourinhon, që vetë mori përsipër të sqarojë situatën.

“Mësova se Martial do të shkonte në Paris atëherë kur më tha,” deklaroi Mourinho pas barazimit 1-1 të United në International Champions Cup kundër AC Milan, ndeshje të cilën anglezët e fituan 9-8 me penallti.

“Ishte dy apo tre ditë më parë. Kur bëhet fjalë për arsye personale, të gjithë besojnë se mënyra e tyre e të menduarit është e duhura. Kur një burrë do të bëhet baba, në këtë rast për herë të dytë dhe ai beson se është shumë e rëndësishme për të të shkojë, askush nuk ka të drejtën ta ndalojë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *