• |
ide | kryesore

Bashkim Dedja do ti kthehet vetingut, nuk bindi ekspertët e huaj

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi mori në konsideratë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas ONM, Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Gjyqtari Bashkim Dedja i cili kaloi vettingun, do ti duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi i plotë: 

Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.



2 Comments

  1. Pritjani koken shushunjave. Ka plot ari kari qe po kalojne vetingun po nderkombetaret po ja shkerdhejne kurven Edit ene Lulqimit

    1. O idiot neokomunist, po nuk është faji i drejtësisë por i politikës që ka mbetur të vendosin tipa si puna jote injorantë dhe militantë partish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *