• |
ide | kryesore

Nga kampet e refugjatëve tek Bayern Mynih

Sport



E denjë për një skendar filmash, një jetë e nisur në kampin e refugjatëve, por që ndryshoi rrënjësisht me futbollin. Kjo është historia e Alphonso Davies, 17 vjecarit të natyralizuar kanadez, që po i emocionon të gjithë. Sulmuesi i ri, i lindur në vitin 2000 në Gana, me prindërit që kishin ikur larg luftës, është ylli i Vancouver Whitecaps, që vendosën ta transferojnë tek Bayern Mynih për shumën e 18,5 milionë euro.

Bavarezët, që nuk kishin paguar kurrë më parë kaq shumë për një minoren, do ta presin talentin e sulmit duke filluar nga janari kur Alphonso do të jetë maxhoren. “Davies është një futbollist mjaft premtues, që të bën të shpresosh për të ardhmen – ka komentuar drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic -. Ka shumë kualitet e jo rastësisht shumë skuadra të mëdha e donin. Jemi të lumtur që arritëm ta marrim”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *