• |
ide | kryesore

Peticioni i artistëve të Veliajt: Të shembet teatri pa humbur kohë!

Lajme, Të fundit



Në përgjigje të peticionit që një grup artistësh i dërguan presidentit Ilir Meta, që ky të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit, Erion Veliaj ka bërë bashkë një grup tjetër artistësh, që kanë firmosur një tjetër peticion ku i kërkojnë Presidentit të Republikës, Ilir Meta të dekretojë menjëherë ligjin dhe t’i hapë rrugë shembjes së menjëhershme të tetatrit.

Nuk habisin firmat e Luftar Pajës, Hervin Çulit, Erion Isait etj që kanë qenë që në fillim të debatit për prishjen e teatrit, por bien në sy ato të Robert Ndrenikës, Arben Derhemit dhe Alfred Trebickës ish flamurtarë të protestave kundër prishjes së teatrit.

Lajmin e ekzistencës së peticionit e dha Erion Veliaj gjatë fjalimit që mbajti në Këshillin Bashkiak.

Peticioni i dërgohet krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehen pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
Ne peticion ata kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion.

Mes firmetareve te ketij peticioni, eshte edhe Suela Konjari, ish drejtoresha e Teatrit Metropolitan në kohën e PD dhe kandidate për këshillin kombëtar të PD.

LISTA

Robert Ndrenika
Luftar Paja
Alfred Trebicka
Spiro Duni
Leka Bungo
Albert Minga
Arben Derhemi
Sotiraq Bratko
Kliti Roshi
Zamira Kita
Artan Imami
Genti Kame
Genti Deçka
Arjola Basha
Gent Hazizi
Gerti Ferraj
Hervin Cculi
Suela Konjari
Laxarela Deti
Mateus Frroku
Paola Kodra
Blerta Belliu
Shkelqim Jaupi
Guri Kocco
Klaudia Hila
Nelson Mulla
Erion Isai
Violeta Trebicka
Gazmend Paja
Roland Saro
Jorke Broka
Erblin Bajko
Olsi Bylyku
Edmond Lako
Ilir Muhametaj
Ledio Lako
Irgen Çela
Klesta Shero
Roerd Toçe
Ami Hansellia
Andon Koço
Jonida Beqo
Laid Ymeri
Danier Shkurti
Edvin Mustafa
Valdano Bajrami
Besart Cani
Armela Demaj
Engjell Hoxha
Ajliçe Petrela
Madi Selimi
Fatjon Sulstarova
Ermonela Alikaj
Serkida Rrapollari



6 Comments

  1. Po tani si do veproje Meta ? Do numuroje sa artiste kane firmosur peticionet dhe do zgjedhi listen me me shume emra ? Apo do vendosi si do vete ?

    Kot lodheni se e ka fituar dhe kete beteje Erjoni i Fiqve. Kjo lista e dyte eshte kerkuar vete nga Meta qe te justifikoje vendimin e tij ‘PRO’ per kete ceshtje.

    Keshtu eshte kur percahen dhe artistet , ca te PDs dhe ca te PSs. Po u fut politika ne mes gjithshka behet pacavure.

    Une per vete jam qe te prishet teatri por kullat mbrapa tij te mos jene pallate banimi , por zyra.

    Imagjinoni te jeni duike pare nje film ne taracen e teatrit ( skena e hapur) dhe te shikoni tjetrin duke varur breket ne ballkon.

  2. Ça duhet me shume se kaq qe nje bure te quhet kurve? Keta i plotesojne te gjitha kushtet per ne bordello . Minifundin e kane hak .

  3. Kjo liste e firmosur nga ;;hollivudistet shqiptare;; eshte shprehje e deshires se tyre per te patur nje salle shfaqije,,,shume e drejte, e biles te jete bashke-kohore e fuksionale, por ama te shprehe edhe traditen e arkitektures shqiptare, e te mos prishe trashegiminine arkitekturore te qytetit. Per kete e xhvatjen e tokes , qe eshte prone kombetare per interesa te oligarkeve. Edhe per kete keta qe i thone vehtes artiste, qe paguhen me taksat e popullit, te mendojne edhe per pronen e popullit.Artiste me shumice, ama role me cilesi, te paket jane evidente, andaj mos i thoni vehtes artiste me diplome, por artiste ne interpretime mbrese lenese. Per disa, u rrofte firma, se per artiste shuqyr qe po idegjojme emrin ne kete peticion. U befte si me e mira, gjithemone me ligjin e kushtetuten perpara.

  4. Nuk kam votuar per Ramen e te majten ne pergjithesi.
    Por e them me gojen plot qe eshte
    Sì thote popull brisk per koke
    Ketà muter qe Kane firmosur
    Edhe turbinen e Kane teper.
    Meqenese ndenji ne Pune dvoran gjyqtari eshte bere ndonje lloj pazari .
    Tung jkl

  5. Jo jo kta sjane aktore, sipas mini-salinjve Aktore eshte vetem Celoaliaj me Licaj, ata jane yjet e teatrit mbare boterore.
    Sipas lapsit te shkerdhakut kush do teater te ri qenka komunist kush do teatrin komunist qenka demokrat. Qija Ropt

  6. V.o
    Lajmin e ekzistencës së peticionit e dha Erion Veliaj gjatë fjalimit
    në Këshillin Bashkiak!!!

    Po Ky i pervujtmi I fiqve
    nga e dinte peticionin ae Artistave te madhnueshem,
    A xheba?!

    Ej, tha, 99çi
    I Fiqve!!
    Ej,
    Kom ne un nji deshire:
    O ti I fiqve,
    Shemb Teatrin
    Mbill fiq
    Prokopi t’bojne
    Djelmuria e fshatit tene!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *