• |
ide | kryesore

Piruetat e Robert Ndrenikës, dy kërkesa të kundërta për Teatrin tek Ilir Meta

Kryesore



4 muaj më parë, Ilir Meta hapi dyert e presidencës për të pritur Robert Ndrenikën që kërkonte mbështetje nga kreu i shtetit për protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Andi Bushati: Ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj aktorëve që e drodhën

Ishte koha kur aktori bënte thirrje për “luftë” kundër atyre që do t’i prishnin teatrin dhe ishte kategorikisht kundër ndërtimit të një teatri të ri me kompaninë Fusha. Në 13 qershor, në një nga protestat e artistëve në sheshin para Teatrit Kombëtar, fjalët e aktorit ishin frymëzim për dhjetëra të tjerë, artistë dhe qytetarë që protestonin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Lëxoni më poshtë fjalën e tij në një prej ditëve të protestës.

“Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.

Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.

Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve. Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra. Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”

Vendosmëria e aktorit për t’i dalë kundër projektit të qeverisë dhe kauza e ruajtjes së godinës dhe truallit të teatrit, bëri që Ndrenika të pritej nga Ilir Meta, i cili dëgjoi me vëmëndje shqetësimet e artistëve në presidencë. Kjo duket edhe në foton më poshtë, ku Meta bashkëbisedon me Robert Ndrenikën, Arben Derhemin dhe të tjerë për çështjen e teatrit.

Por 4 muaj më pas, Ndrenika ka ndryshuar kërkesë për kreun e shtetit. Tani po i kërkon Metës, jo ta ndalë shembjen e teatrit, por t’i hapë rrugë shembjes së tij.

Ndrenika është një ndër firmëtarët e peticionit që i kërkon presidentit Ilir Meta ta dekretojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Madje siç shkruhet aty, presidentit i kërkohet ta bëjë këtë pa humbur kohë.

Emri i Robert Ndrenikës mes firmëtarëve të peticionit drejtuar presidencës

Nga daljet publike, fjalimet dhe protestat kuptohet se  aktorit nuk i mungon sensi i humorit, një humor i hollë që shpesh tingëllon si tallje apo ironi.

Tani mbetet për t’u parë si do të reagojë kreu i shtetit për këtë proçkë të Robert Ndrenikës, që siç duket, e ka të pamundur t’i thotë JO Erion Veliajt, edhe kur i kërkohen pirueta të vështira si kjo që u detyrua të bëjë para Ilir Metës.©Lapsi.al



28 Comments

  1. Kjo leter e hapur eshte per te mbeshtetur gjizen e skraparit qe tja rrasi firmën gjer ne fund ligjit qe sicilistat vituan dite me pare. Iliri e dinte qe do ta mbeshteste kete ligj, por kjo leter e cila behet publike nga mediat qene qe lehin nga mengjesi e deri ne darke, ne sy te njerezve fshatare skrapalli del ne rregull. Mgjth edhe kto te Pd po tregojne se nuk jane burra me te mire .

  2. Andi mbro edhe Monen dhe jo vetem liken! Mos harro saliun ate kriminelin,te birin dhe Bashen! Nuk e dime i more parate e pallatit te Bashes ne Vlore? Na ndrico o Andi kari na ndrico!

  3. Andi po’ na ndricon tamam
    Po’ keto bajgat me ne krye ndreniken kush Jane qe tjua degjoje metà fjalen.
    Pazari eshte bere metà do tua dekretoje,por Jo per pacavuren e ndrenikes.

  4. Me thuaj,me ke rri,te te them,se cili je-thote populli i mecur.Ndrenika,si shok i vjeter me Kico Blushin,,me habiti,ne fillimet e protestave,por,qe kur u frikesua se mund t’i hiqnin edhe pensionin(!!!),e mendova se Kicoja,e paska bere punen e vet.Si mehadhe linj qe jemi,po i kujtoj Bertit,se edhe Cenamonja,ka qene me burre.Fliste,si fliste,por ama nuk e ndryshonte (nga presionet,apo frika),mendimin e vet.Nuk me intereson fare teatri,por karakteri i dobet,qe bie ndesh me fjalen e urrte:O fol,e mba,ose dhit,e ha.Kur e din se nuk je burre,pse rreshtohesh krah tyre,shko qe ne fillim ,tek vendi yt ,dhe kaq.

  5. Shiko shiko, te letra emri i pare qenka ai i Leka Bungos. I shkreti sigurimso-sorist qenka shqetesuar e ka ardhe prej Arerike per te firmosur letren qe ketkon te shpetoje Meten dhe nga ana tjater te kerkoje shembjen e Teatrit Kombëtar.

  6. Aktoret e nderuar nuk mund ta ulnin veten ne nivelin e Ari rrote karit dhe babaljes.Respekt per njerezit e artit te vertete.

    1. O berti kaq idiot sa je, je unik, kështu që mos u lodh duke përdorur dhjetra emra.

  7. Firmatari Leka Bungo mos eshte gje i jati asaj kryetares se KPK znj. Genta Tafa (Bungo), sepse e bija qe po “vetingon” gjyqtaret?

  8. Kjo eshte komedia e radhes e vene ne skene me qetesi dhe Dashuri. Jemi popull pa pike dinjiteti dhe integriteti. Turp

  9. Dolen ne drite sot sigurimsat e vertete me keto komente tipike flete-rrufe te baces.ndrenika heren e pare kishte mungese transparence kurse heren e dyte i bindur ne ate qe do behet eshte dakort te prishet ajo pacavure teater,qe vetem per komunizem kane luajtur.

  10. Une nuk e kam me Ndereniken por me Blushin qe kur hyri ne Top, zhduku gazetaret e mirefillte (jo Denisin e Dyrnjase se “pavarur”) goditi gjyqtaret qe Vjollca ta fitoje gjyqin ( e “pengonin”) dhe qe t’ia shese ERTV Top Chanel me sakte Fuges si sozi e Rames. Sa mire qe nuk i dhashe asnje vote kitij letyre qe na hiqej si llapaqen ne parlament, e paskesh pasur qellim qe te rriste pazarin e vet ndaj Rames. E njihja qe kishte ‘dore te rende” qe ne kohen kur kishte pushtet per gjoba. Ti marre te keqen Sejdise, se ky i fundit eshte me “i ndershem” se Blushi se nuk ben parti me gjasme per t’i sherbyer Partise. Cuditem per nje gje, ky budalla Erjon Veliaj nuk e kupton qe do ta zevendesoje Blushi ne zgjedhjet e ardhshme?

  11. Na zhgenjeve Robert. Me mire mos te ishe ngaterruar fare, sesa u bere qesharak ne fund.
    Gjithesesi je aktor i papare.

  12. Keta jane karagjoze dhe jo aktore ,keta jane qener dhe jo njerez kush iu hedh ndonje kocke per te ngrene e per te lepire ata heshtin nuk lehin me .Keta lloj njezish luajne rolet qe u japin -regjizoret –veledin -fiku me edvin psikopatin-.Si nuk kane turp qe lepine ate qe peshtyjne ?Ku eshte dinjiteti i tyre?.Njerez me dy fytyra,per turp e pacinketa lloj monstrash .

  13. Po ckemi me bertin e shkret ai pershesh po ha ,nuk ka faj i ziu me moshen qe ka mendon se do vdes nje dite dhe shpreson qe lali eri ti bej ndonje buste(shurre ) te koka.eh intelektuhalet e kesaj shqipe ku kam mberrit ,diten tulle naten qull.

  14. Lukunia e sigurimsave me urdher kane lene cdo pune komentoni dhe shpifni sa me shume,keta jane civilet shqip.ar sot.vdesin per qelpiq.

  15. Prefesioni i aktorit eshte si puna e kurves te shtiren si e do puna ca pret nga aktoret ata po aktrojne koha do i ndeshkoje sipas demin qe kan bere ne jete ketu do jemi do i shofim vonon por nuk harron nena nature.

  16. Cfare turpi cfare fjalori?! I nderuari Ndrenika u shndrua ne nje figure te keqe prej ketyre idioteve te Lapsi! Injorante dhe te poshter lereni rehat Z.Robert! Ju s’keni as turp e as fytyre te shani Robertin! Pjella te saliut!

    1. Po boll ore Qifo që nuk ri asnjë ditë pa postuar këto idiotësira për të na mbushur mëngjen që “nuk je Andi Bushati”.
      Që Bushati si nip i Hysni Kapos, edhe mund të jetë kundër PD apo Berishës që ja prishi strofullën e ngrohtë të Bllokut të byroistëve, e kjo edhe mund ti falet, po ti more fundërinë që bie erë një mijë kilometra larg si një spiun injorant i sigurimit, a mos mendon se je më i zgjuar, më i ndershëm e më i ditur se Bushati që po na çan trapin përditë ?
      Sepse kam dyshimin se je po ai komentuesi i zellshëm që postonte tek lapsi çarçafë komentesh me gjuhën e injorantit duke ngatëruar shkodrançen me çamshen e që për tu dukur “perëndimor”, vinte një pseudonim në anglisht .
      E pata verifikuar jo vetëm nga mendësia injorante, por edhe nga mangësitë e mëdha të njohjes së shqipes së shkruar, se ky birbo ishte një emigrant që më ka rastisur ta njoh nga afër.
      Ishte i vetmi emigrant që kam njohur, që ndonëse i thoshte familjarëve se “kam shumë punë”, nuk kishte punuar edhe qoftë një ditë të vetme në emigracion në ndonjë punë legale, por vetëm në të zezë me batakçillëqe, kontrabanda e intriga për t’ju rëmbyer paratë e pasuritë të tjerëve.
      Fakti që Ndrenikës për këtë paburrëri që bëri, i dilka në mbrojtje një fundërinë si ky, është një tregues se Berti që kam njohur dikur, ose është matufepsur, ose ka degjeneruar që për një gotë raki më shumë, të bëhet lolo i shitësit të fiqve, Erion Veliajt.

  17. Ka pas thene i mocmi: nuk eshte kurre vone me u mbarue (me u turperu) Kjo e gjeti edhe Ndreniken. U turperua ne pleqeri. Do mbahet mend per m… qe hengri. C’te ben femija!

  18. robert ndrenika lloj i frrok,ndok,prenga,jozefina topalli,preq zogaj,nikoll lesi,mark marku,paulin sterk muti,artur bushi,doshi etj.tash po i kuptoj vargjet e fishtes.ketamut jo zotin,kombin e fen tradhetojn me komunist stalini por edhe bythen shesin si rama per nji ngjal lalzi.e beri ram dhjerja e stalinit met hajnin me ze dhe figur president me ze dhe figur.i pa emer,larask,gr,malok,etj tash hani m.t sa te doni se rama edvin me olsin e gregorin, frroket,ndoket,geron,agron e fatmir xhafet,ilir e monik kan mut sa te don.edhe per 100 vte po deshe.
    perpara ne qenefin negjmije RIDHJERJEEEEEEEEEEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *