• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë zjarri në afërsi të Tregut Elektrik në kryeqytet

Lajme



Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja është regjistruar tek zona e Tregut Elektrik, në rrugën “Petri Nini Luarasi”.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk ka gjetur asnjë gëzojë.

Dyshohet se një person ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikti.

Aktualisht forcat e rendit po vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *