• |
ide | kryesore

Radha e Laçit për të treguar forcën kundër Moldes

Sport



Laçi kërkon raundin e tretë të Europa League per herë të parë në histori dhe shkon në Norvegji me ide të qarta e me moralin në majë. Kualifikimi ndaj Anorthosis i ka bindur bardhezinjtë per potencialin dhe shanset që kanë, ndaj fakti që Molde është favorit nuk i impresionon aspak.
Motivim më të fortë për kurbinasit në transfertën e Norvegjisë nuk mund të ketë se futja në histori.

Tekniku, Besnik Prenga, i ka injektuar skuadrës bindjen dhe ky është një hap. Kundër vikingëve nuk lejohen gabimet dhe për të limuar sado pak gap-in fizik shpresat janë tek kroati Radas, jo per shtatlartësinë, por eksperiencën që sjell qendërmbrojtësi i huazuar nga Skënderbeu. Krah tij edhe Hoxhallari do ta ketë më të thjeshtë të rezistojë ndaj ofensivës nordike.

Mesfusha nuk do të ketë asnjë ndryshim, të paktën referuar stërvitjes së fundit të kurbinasve përpara nisjes për në transfertë, ndërkohë që Uzuni e Hadroji, që duket i favorizuar sërisht ndaj Xhixhës, do të mbështesin Kendes përpara.

Më shumë se strategjitë e Prengës dhe interpretimi skematik, Laçit i vlen dëshira për të shkuar përpara, kundër një rivali favorit por jo të pakalueshëm, ndaj dhe të mos pësojë gol, apo të shënojë një në Norvegji bëhet fondamentale për bardhezinjtë.

Takimi i vlefshëm për raundin e dytë të Europa League do të luhet në Aker Stadion në orën 19.00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *