• |
ide | kryesore

Ronaldo karikon edhe Favillin, efekti CR7 po i bën të gjithë të shkëlqejnë

Sport



Fillon me një fitore turneu amerikan i Juventus në International Champions Cup. Kampionët e Italisë u imponuan 2-0 ndaj Bayern Mynih, me një sukses që shkon për kujtimin e Sergio Marchionnes, të cilin bardhezinjtë në Lincoln Financial Field të Philadelphias e nderuan me shiritin e zi në krahë.

Sigurisht që suksesi në një turne veror nuk bën përshtypje në kampin torinez, por më shumë se domethënës është fakti që edhe pse pa Cristiano Ronaldon në fushë efekti ndihet në të gjithë formacionin e Allegrit.

Tekniku i ka dhënë debutimin të gjithë të ardhurve Perin, Emre Can e Cancelo në pritje të CR7. Portugezi ka inspiruar edhe më të paimagjinueshmin, atë Andrea Favilli që shënoi dygolëshin vendimtar në pjesën e parë. Talenti juventin ka shënuar në të 33′ në asistin e Marchisios e 7 minuta më vonë i shërbyer nga Alex Sandro.

Sulmuesi 21 vjecar nuk mund të mos tentojë të shfrytëzojë të gjitha shanset që i jepen për të përjetuar një kampionat krah kampionit portugez. Dy golat e parë në debutimin me fanellën e Juventus janë mentaliteti i duhur. Kush e di, Allegri edhe mund të bindet ta mbajë të ardhurin nga Ascoli si një alternativë të Ronaldos. Deri tani është fantazi, por me mënyrën si u prezantua Favilli në debutim….




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *