• |
ide | kryesore

Rreziku i një ligji special për gjyqtarët e korruptuar që propozon Karlo Bolino

Arkiva, Kryesore



 

Nisur nga batërditë me prona, vila, llogari bankare dhe “borxhe” nga prindërit që po nxjerr sistemi i vettingut, pak ditë më parë në një editorial tek gazeta “shqiptarja.com” Karlo Bolino bënte një propozim interesant. Sipas tij gjithë ky korrupsion që tani po del hapur ngre një pyetje tjetër: a kanë dhënë dot vendime të drejta këta gjyqtarë të korruptuar? Dhe nisur nga supozimi logjik që kjo nuk kishte si të ndodhte ai hedh idenë e rivënjes së drejtësisë në vend. Ai propozon:
“Parlamenti duhet të nxjerrë një ligj special, i cili të rihapë kushtet ligjore, në mënyrë që Prokuroria e shëruar, apo edhe qytetarë, të kenë mundësinë të kërkojnë një gjykim të ri për të gjithë ato raste, në të cilat një gjyqtar i hequr nga Vettingu për korrupsion ka patur rol përcaktues në dënimin apo mosdënimin e dikujt”.
Në pamje të parë ideja duket interesante. E veshur edhe me tisin moral që përpiqet që t’i japë Bolino: “Të dëmshpërblesh viktimat e korrupsionit duhet të jetë një klauzolë e pamohueshme e kësaj rilindjeje”, ajo përmban në të vërtetë sens të vërtetë drejtësie.
Vetëm se ky propozim ka një problem të madh. Ai humbet thelbin për të cilin u imagjinua reforma. Ky thelb, të cilin politikanët po e përmendin gjitthnjë e më pak konsiston në faktin se na duhej një drejtësi e ndershme dhe e pavaruar, për të pastruar më pas një klasë politike të korruptuar.
Edhe konceptimi i reformës përmbante në vetvete një dozë të fortë amistie sipas parimit duhet të mbyllim plagët e të shkuarës, për të shëruar të ardhmen.
Pra që institucionet e reja që do dalin më shumë sesa sytë nga e kaluara duhet t’I kenë nga e nesërmja. Sepse megjithëse jemi në kulmin e reformës në drejtësi, politikanët sërish po vazhdojnë të japin koncesione, PPP, leje ndërtimi që do t’I ngrinin qimet përpjetë një drejtësie të ndershme.

Pra sado racional dhe i moralshëm të duket propozimi i Bolinos ai përmban një risk të madh brenda vetes. Ai e transformon reformën në një makineri korigjimi të së shkuarës duke i lënë të livadhisin ata që po na vjedhin të ardhmen. Sepse fakti që qeveritarët vazhdojnë të grabisin makutërisht dhe ditën për diell tregon se ata edhe në ëndrrat e tyre më të errëta nuk i friksohen asaj që të gjithë me entuziazëm po e etiketojnë si Rilindja e drejtësisë.



13 Comments

  1. Ky eshte nje problem i nderlikuar dhe delikat njekohesisht. Te vetmit qe mund ta zhvillojne me sukses kete proces jane ari me Stalinin.

  2. Ky shkrim eshte medioker dhe keqdashes! A e mbani mend Fullanin?! Jo vetem nuk u denua por morri dhe parate e “denimit me pa te drejte”! Keshtu do te bejne edhe keta gjyqtare dhe prokurore qe i kane bere parate me krim! Te gjithe e dime! Por jo Andi dhe Shkullaku qe jane sherbetore dhe pjese ne krimin e saliut! Karlo ka te drejte! Por do t’u vije radha edhe politikaneve edhe gazetareve te shitur, qe paguhen me para te pista gjaku te popullit shqiptar! Shpejt Andi shume shpejt! Ku jane ari,inteligjenti,anticensure etj. medioker gjysem analfabete qe shajne duke treguar nivelin e tyre te ulet te saliut!

  3. Pse o Bushat ? Pse i komplikon gjerat me shume sec jane . Artikullit te Bolinos i ke bere nje analize te shtrember .

    “”’Ai e transformon reformën në një makineri korigjimi të së shkuarës ( CTE KEQE KA KETU ?? ) duke i lënë të livadhisin ata që po na vjedhin të ardhmen ( NGA E NXORRE KETE KOKNLUZJON O BUSHAT ??? Bolino nuk e thote ose nenkupton fare kete gje )”’ .

    “””Sepse fakti që qeveritarët vazhdojnë të grabisin makutërisht dhe ditën për diell tregon se ata edhe në ëndrrat e tyre më të errëta nuk i friksohen asaj që të gjithë me entuziazëm po e etiketojnë si Rilindja e drejtësisë. ( KJO ESHTE PROPAGANDE E PASTER sepse artikulli i Bolinos nuk nuk te jep fare kete ide) “”

  4. O bushat kot lodhesh, sepse me këta komentues kokëlopë, vetëm edvin droga e gjen fjalën sepse ua shkërdhen çfarë ju përmban pragu dhe ata e falenderojnë për këtë.

  5. Andi , kesaj rradhe paske bere dicka te dobet. Duke te lexuar pashe nje cike si servilizem per ata te shkuarit dhe hakmarrje per keta te tanishmit.

    Nese do te ishe i paanshem do te kerkoje si rishikimin e ceshtjeve gjyqsore te diskutueshme te te shkuares ashtu dhe denimin e ketyre te sotmeve. Eshte e qarte qe keta gjygjtare maskarenj kane marre vendime gjyqsore shume te keqija keto 27 vite.

    Zhgenjyes !

    1. ai e kundershton idene jo se eshte e drejte por vetem e vetem pse vjen nga Bolino .
      Xhelozia gazetareske. Cdo gje qe shkruan Bolino, ky mediokri Bushati e kundershotn panvarsisht nese ideja, subjekti ose analiza mund te jet e drejte.

    2. Fakt është që shumica e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, janë produkt i shkollës e veprimtarisë së drejtësisë enveriste.
      Qoftë Bolino e qoftë Bushati, “të kaluarën” e kufizojnë vetëm me kohën e sistemit demokratik pluralist.
      A nuk ishin ato palo juristësh shqiptarë që kriminelët e Byrosë politike të KQ të PPSH, shefat e lartë të prokurorise e sigurimit enverist, përfshirë edhe të venë e diktatorit i dënuan në mënyren skandaloze e qesharake vetëm se kishin shpërdoruar shumë para për të pirë kafe ?
      Kur Berisha i ndodhur para këtij realiteti paradoksal, tentoi që të hapte tek “Plepat” e Durrësit një seminar për tu njohur me ligjet demokratike perëndimore, enveristët ulëritën duke i quajtur juristat e Plepit të Saliut.
      Edhe sot akoma, jo vetëm Bushati por edhe Lubonja që hëngri 17 vite burg po nga ata gjykatës enveristë, vazhdojnë të tallen me “juristat e plepave” e t’ja adresojnë Berishës këtë si një “krim”.
      Në këtë portal kam lexuar se midis antarëve të atyre grupeve hetimore që po hetojnë e “vettingojnë” juristët, ka edhe ish spiunë të sigurimit.
      Edshe pa shkuar tek këta ish spiunë, a mund të besohet se një ish ministër i sigurimit e një ish hetues po i sigurimit që duhet të ishin vetë objekt i hetimit e ndëshkimit për të kaluarën e tyre kriminale, do të përzgjedhin njerëzit e duhur për ta sanuar drejtësinë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *