• |
ide | kryesore

“Ruhuni nga këto makina në Shkodër” Berisha nxjerr mesazhin e policit për Bajrit

Lajme, Të fundit



Pas shkrimeve të mediave belge për deportimin e një prej kriminelëve më të rrezikshëm të Belgjikës në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha ka vazhduar të denoncojë aktivitetin kriminal të tyre. Në një mesazh që publikon në rrjetet sociale, jepen tre targa makinash, që polici që ia ka nisur thotë se i përkasin Behar Bajrit nga Shkodra, djali i xhaxhait i Safet Bajrit.

Këshilla është që komuniteti t’i qëndrojë larg këtyre mjeteve të blinduara.

“E gjith policia e Shkodres e di per automjetet e blinduara qe leviz i armatosur ky person dhe lidhjet e tija. mjafton te verifikohen keto targa a korespondojn me automjetet e blinduara qe kan ne perdorim. po ju dergoj dhe llojet e blindave qe levizin dhe si ndalon njeri. Audi targa AA006GN. Audi targa AA623GI. Benc mercedes Sh7330D. ju lutem publikoji te pakten te ken kujdes komunitet dhe te ruajn veten se shteti sguxon me ju afruar” shkruhet ne mesazhin qe i është dërguar Berishës. Sipas të njëjtit burim, Behar Bajri komunikon direkt me kryeministrin Rama dhe nuk preket nga policia.

“Dua te bej nje pyetje kryeministrit te vendit , se kush esht nje person me emrin Braqe nga Shkodra qe komunikon dhe per cfar komunikojn bashk. Para se ta thot kryeministri po ta tregoj un se kush esht kry person , i cili quhet Behar Bajri djali i xhaxhait Safet Bajrit , nje shtetas qe ka aktivitet kriminal ne fushen e trafiqeve nderkombetar te lendeve narkotike” shkruhet në mesazhin qe publikon Berisha,



2 Comments

  1. ne prokurori mor djal, jo llafe pazari, pastaj kujt i drejtohesh nje pensionisti qe se pjerdh njeri.. drejtohu shefit te opozites. tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *