• |
ide | kryesore

Seria A, start i ethshëm për Milan e Lazion

Sport



Kjo është Serie A 2018-’19. Në shenjën e Juventus e 7 titujve rradhazi e fanellës numër 7 që shënon debutimin në Itali të Cristiano Ronaldos. Kalendari i Lega-s i ka fiksuar Veronën si herën e tij të parë, kundër Chievos. Kështu në javën e parë: Atalanta-Frosinone, Bologna-Spal, Chievo-Juve, Empoli-Cagliari, Lazio-Napoli, Milan-Genoa, Parma-Udinese, Samp-Fiorentina, Sassuolo-Inter, Torino-Roma.

LAZIO E MILAN, VERË E ETHSHME

Lazio pas debutimit në shtëpi me Napolin, në javën e dytë do të udhëtojë në Allianz Stadium, menjëherë në përballjen me Juventusin e Ronaldos. Për Lotiton e Inzaghin, një gusht kundër nën-kampionëve e kampionëve të Italisë. Jo më pak e komplikuar rrugëtimi fillestar i Milan, që pas debutimit me Genoa shkon në Napoli e pastaj pret Romën.

JUVE-NAPOLI DHE DERBI I PARË ËSHTË AI ROMAN

Në fund të shtatorit (30 shtator), për javën e 7, vjen derbi i parë i sezonit që është ai mes Romës e Lazios; dhe bashkë me të edhe sfida që entuziazmoi sezonin e kaluar, Juventus-Napoli. Tre javë pritje, përfshirë ndalesën, për të shkuar në përplasjen derbi mes Inter e Milan në programë në 21 tetor, për javën e 9.

DHJETORI I “NXEHTË” I INTER
Për Inter do të jetë dhjetori muaji i “nxehtë” ose i të vërtetës. Po sepse në 2 dhjetor do të luhet në Olimpico sfida me Romën e një javë më pas do ti duhet tia dalë kundër Ronaldos e Juventusit në Allianz. E gjitha do të jetë një prolog në raundin e fundit të grupeve të Champions League kështu që janë rreth 10 ditë për tu përjetuar në nivele të larta. Edhe për Milan dy sfida rradhazi kundër Juventus e Lazios në nëntor, por gjithësesi të ndara nga pauza për kombëtaren.

SERIE A NË JAVËN E KRISHTINDJES: ÇFARË SFIDASH!

E reja e vërtetë e kalendarit, me tre javë të kampionatit në javën e Krishtlindjes, në 22, 26 e 29 dhjetor. 8 ditë feste e për futbollin që ka rëndësi, në 22 dhjetor, Juventus-Roma; ditën e Shën Stefanit Inter-Napoli për ta mbyllur fazën e parë në 29 dhjetor, pëpara e Serie A të kthehet në fushë në 20 janar 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *