• |
ide | kryesore

Skandali me Hemodializën, pajisjet ishin në spitalin e Shkodrës por u mbyllën

Lajme, Të fundit



Në korrik të 2016-ës në koncesionin e hemo-dializës u përfshi edhe spitali i Shkodrës, ndërkohë që ky spital e kishte një repart tërësisht funksional, me pajisje relativisht të reja dhe pacientë të regjistruar.

Gjithsesi me kalimin e shërbimit tek privati aparaturat u mbyllën dhe u braktisën. Mosraportimi i kësaj situate, ku pajisjet ishin funksionale, i ka kushtuar kallëzimin penal nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish drejtorit të Spitalit Rajonal Shkodër, Përparim Çela.

Nga verifikimi i KLSH-së u konstatua se ekranet e pajisjeve funksiononin normalisht. Në gjendje pune rezulton edhe impianti i ujit të dializës së vjetër. Përpara, ose në kohën që Ministria e Shëndetësisë vendosi të kryejë një investim për një repart Hemo-Dialize në Spitalin e Shkodrës, drejtori nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të vënë në dijeni autoritetet për ekzistencën e repartit të hemodializës, i cili funksiononte në këtë spital që në vitin 2005. Madje aparaturat janë mirëmbajtur rregullisht.

Sipas KLSH-së, këto pajisje mund të zhvendoseshin në një spital tjetër, si ai i Kukësit, ku ky shërbim nuk ofrohet as nga shteti dhe as nga koncesionari. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar dhe abuzime të tjera në spitalin e Shkodrës, që lidhen me punime civile, blerje dhe manaxhimin e barnave etj. Dëmi në total llogaritet mbi 20 milionë lekë dhe përveç kallëzimit penal ndaj ish drejtorit, KLSH kërkon 13 masa disiplinore dhe 10 masa për shpërblim dëmi./Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *