• |
ide | kryesore

Top Channel i përgjigjet PD-së: Nuk ju kemi asnjë borxh, mediokriteti nuk është lajm

Lajme, Të fundit

Një ditë pasi Partia Demokratike bëri një deklaratë të fortë ku e akuzonte televizionin Kombëtar Top Channel se kishte censuruar aktivitetet e saj. Në këtë deklaratë selia blu i kërkonte publikut ta bojkotonte këtë ekran. Pas këtyre akuzave ka ardhur reagimi i TCH sipas të cilit hapësira informative i është kushtuar aktualitetit dhe shqetësimit të qytetarëve dhe jo deklaratave mediokre të politikës. Më poshtë reagimi i plotë i TCH.

Reagimi i Top Channel

Hapësira informative në Top Channel po u dedikohet në mënyrë të vazhdueshme problemeve sociale dhe ekonomike të shqiptarëve dhe gjithnjë e më pak politikës. E mërkura ishte dita kur në edicionin e lajmeve nuk pati kronika për politikën e ditës nga Partia Demokratike sikundër as nga qeveria, me përjashtim të ndihmës së saj për tragjedinë në Greqi.

Por Partia Demokratike e konsideroi këtë censurë të plotë të opozitës dhe akuzoi televizionin kombëtar Top Channel për “linjë editoriale në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut”.

PD thotë se frekuenca kombëtare është pronë publike dhe “Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara. Çështje me interes publik Partia Demokratike konsideron qëndrimin e saj për klimën armiqësore ndaj biznesit, akuzat e saj ndaj kryeministrit Rama për zhbërje të reformës në drejtësi apo për kthimin e Vettingut në proces politik që konfirmon, siç akuzon PD, gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, duke e konsideruar të tillë Ardian Dvoranin.

PD u kërkoi ndërkombëtarëve të shënojnë si rast censure ndaj opozitës dhe duke akuzuar Top Channel se u shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve ta bojkotojnë këtë televizion.

Qëndrimet e Partisë Demokratike kundër një televizioni si Top Channel janë një histori e vjetër. Dikur është synuar edhe mbyllja e kësaj media, që qysh nga dita e parë ka denoncuar abuzimin me pushtetin, korrupsionin dhe paligjshmërinë.

Ne sot vendosëm të lexojmë në publik deklaratën e çuditshme të Partisë Demokratike, jo sepse kemi ndonjë detyrim ndaj saj, por për t’i treguar publikut se deri ku shkon marrëzia. Në tre muajt e fundit, PD-ja ka bërë më shumë deklarata kundër Top Channel sesa kundër helmeve në bujqësi, ushqimeve të skaduara, insekticideve vrasëse apo mungesës së ilaçeve, çështje me të cilat ne merremi çdo ditë, duke shfrytëzuar në favor të publikut kohën televizive që na kërkon PD-ja.

Por, Partia Demoratike na kërkon që të kthejmë në lajm ato që ne nuk i konsiderojmë lajm dhe kjo është njëlloj sikur Top Channel t’i kërkonte PD-së se kush duhet të jetë deputet i saj. Top Channel nuk ka asnjë detyrim moral, ligjor dhe natyrisht asnjë borxh ndaj PD-së dhe nuk do të pranojë kurrë që mediokritetin t’ia shesë publikut si lajm.

Në të gjitha betejat, denoncimet e panumërta kundër të gjitha qeverive dhe partive në të gjitha kohërat, Top Channel nuk ka kërkuar kurrë ndihmën e ndonjë partie, kështu që

Partia Demokratike duhet të respektojë këtë parim reciprociteti që do të ishte i shëndetshëm edhe për atë vetë.

Me këtë rast duam t’i bëjmë të gjithëve të ditur se ekrani i Top Channel do të jetë i mbyllur për të gjitha aktivitetet e mërzitshme dhe përsëritëse të cilat asnjë ligj nuk na detyron që t’i transmetojmë, duke i prishur shijen publikut. Ne mund ta ndihmojmë PD-në për të prodhuar një lajm, por mungesën e lajmit nuk do ta kthejmë më në lajm. /TCH

Lexo edhe: Deklaratë e fortë e PD: Bojkotoni Top Channel!

8 Comments

  1. Edhe me hardalli Apo idioti ne Shqiperi dhe Zélande Apo Kili, e din se Top Kanali ,(shqip) eshte Zeri i Popullit elektronik i Partise qe NGA Dita e pare e krijimit e deri sot.Te gjithe shqiptaret habiten kur TK Ben ndonje kritike te purpurt ndaj qeverise. Ne ate gjiriz mediatik me pare duhet te jesh i devotshem ndaj Partise se professionnel.Merrni émergents per Emer kush punon aty.

  2. Top Qeni ka qene gjithmone anti-demokratike. Kjo qe ka ndodh sot është ne vazhdimësinë e ketyre 15 vite te Top Qenit. Pra nuk ka asgje te re. Interessante eshte se edhe pse po behet pastrim total ne kete kanal tv prape se prape nuk ndryshon linja editoriale.

  3. Lul Basha nuk duhet të merrej me këtë plehrë TV, sepse iu ritet mendja,, aq më tepër kur këta janë të deklaruar si të kuq.
    Qe thënë që para 2013, se me humbur PD do të falimentojë edhe ky mut TV dhe në fakt ashtu ndodhi.

    Kështuqë nuk ka kuptim thirrja për bojkotim për njerëzit me tru në kokë.

  4. Ne vend qe te pranojne kritiken, keta topa te qeverise se topit te qenit hidhen ne sul, e me pa dinjitet shiten sikur jane asnjanes ne editorialet e tyre. Jo sot, por gjithemone ka qene ne sulm kunder PD, se. Qe nuk na qenka i detyruar te jape si apo lajm deklaratat e PDse, ketij televizioni duket qe i dhemb diku, e qe mba inat qe kur vjen momenti e nxjerr dufin, si ne rastin konkret. Per problemet qe na ngre, me duken jane te pushtetit qe po e falimento ekonomine e shtetin , e ky TV ia kerko per cilesine e qepeve PDse. Gjithmone ne Topin jane pare te sfumuara problemet, jane analizuar me nenkuptime e trillime, qe si e si faji i politikes te drejtohej drejte PDse. Ka ne arshive plot dokumente vizive dhe me ze se sa i afert eshte ky TV me RAMEEN, andaj kontra venie te tilla jane si perde tyli qe nuk mund te mbulohet kaqe mire bemat e ketij televizori. Tanime jeni te pa shikueshem, e besueshem, kjo eshte e vertete.

  5. PS; Desha te kujtoj se artikulli ka mbeshtetjen e qeverise, se ndofta pronaret e ketij TV, jane investitore ne lejet e reja per pallate, e qe keta i kane shume per zemer. Kjo eshte e sigurte.

  6. s’kam simpati per top channelin, por veprimi dhe deklarat qe ka bere jane mese te drejta: Basha eshte rutine dhe demagogji.. Pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu