• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafa e televizionit grek, fsheh pamjet e gazetares që qan në transmetim live

Syri i Lapsit



Imazhet e trishta që vinin nga Attika, zona ku u shkrumbua një resort nga flakët e zjarrit, kanë prekur gazetaren e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi, e cila shpertheu në lot gjatë transmetimit live.

Por ndërsa Vicky qante, regjia e televizionit grek futi në transmetim pamje nga zjarret, duke hequr nga ekrani lotët e gazetares.

Ndërsa gazetari tjetër në studio, Petros Kasiotis, nisi të flasë duke u përpjekur të justifikojë gazetaren që qante. “Ne jemi redaktorë, jemi gazetare dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve” tha Kasiotis, sikur gazetarja të kishte bërë ndonjë gabim apo ndonjë gafë.

Në fakt, gafa në këtë rast është e regjisë dhe e vetë gazetarit që përpiqen të fshehin një reagim të vërtetë dhe njerëzor të gazetares. Shikoni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=yYn023uzjVg&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *