• |
ide | kryesore

Video/ Paraguajani i verbër nga një sy, që prenoton çmimin Puskas me një mrekulli

Sport



Kontroll, sombrero e goditje në kryqëzimin e trarëve, pa e lënë topin të bjerë në tokë. Është një gol i jashtëzakonshëm, nga rreth 30 metra distancë, që përfundon në rrjetë pavarësisht tentativës së portierit për ta shmangur. Ai që e shënoi është Mario Enrique Ricardo, futbollist i Cristobal Colón, në ndeshjen e parë të Kupës së Paraguajit. “Vetëm e ngrita topin në ajër, duke e drejtuar në portën kundërshtare me të jashtmen e këmbës”, e bën të thjeshtë realizimin numri 10.

E megjithatë, Mario Enrique Ricardo nuk është një futbollist normal. Një fëmijëri e vështirë, e bërë me sakrifica e më pas ai aksident automobilistik që i humbi shikimin në syrin e majtë dhe shpresën nga një ëndërr që rrezikoi të mbetej në sirtar. Por ai nuk donte të hiqte dorë nga të qenit futbollist e sot mban në krahë shiritin e kapitenit të Cristóbal Colon (divizioni i tretë i Paraguajit), pavarësisht se zemra e tij rreh për Cerro Porteño, pikërisht skuadrës që i shënoi golin më të bukur në karrierë.

Vështirë të harrohet ky moment për një si ai, që kur nuk është në fushë, ndihmon të ëmën duke trasportuar perime në tregun e Julián Augusto Saldívar, vend ku jeton familja e tij. Do të jetë e vështirë sepse emri i tij është në gojën e të gjithëve dhe goli i tij bëri xhiron e botës, duke e bërë një kandidat të fortë për Cmimin Puskás, që Fifa e dorëzon për golin më të bukur të vitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *