• |
ide | kryesore

3 plumba furgonit në Qafë-Mali, detajet e para

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Fierzë. Mësohet se plumbat janë derdhur në drejtim të një furgoni që lëvizte në aksin Qafë Mali-Fierzë.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Por, nga të shtënat furgoni që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba.

Burime nga vendngjarja thonë se të shtënat mund të kenë patur si shkak një konflikt të mbartur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *