• |
ide | kryesore

Abuzime me çmimet, 8 mijë lekë një omletë, tatimet bllokojnë disa lokale në jug

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor në Durrës e Dhërmi janë mbyllur hotele dhe restorante të njohura.

Ndaj këtyre subjekteve është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike pasi është kontatuar për herë të dytë se nuk kanë dhënë kuponin tatimor për shërbimin e ofruar.

Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Mësohet se një prej aktiviteteve të bllokuara është edhe lokali ku veza omletë shitej për 800 lekë të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *