• |
ide | kryesore

Basha: Neveri kur lexova peticionin e aktorëve për shembjen e teatrit

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët foli për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tpër peticionin që bënë disa artistë që të ndërtohet godina e re. Basha tha se ndjen neveri për peticionin në fjalë si dhe për faktin që Rama arriti t’i mashtronte artistët.

“Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, tha Basha.

Një grup artistësh, mes të cilëve Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar dje me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku i kërkojnë të dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit.



4 Comments

  1. Mire o Lulo, po veten tende e sheh sa monoton dhe i neveritshem je bere duke perseritur dhe u rrotulluar rreth po te njjtit avaz me ore, dite, muaj e vite dhe po shterpe mbete!?

    1. Ke të drejtë o rilindas kokëlopë, se Basha as lakuriq nuk del, laj thaj një grua ka, nuk ka shok ndonjë ndokë a frrok a rrosh,

  2. Manekini politik I ndan aktoret ne neveri per ato qe jane per prishje dhe ne heroj ato qe jane per ruajtje, kujt I sherben kjo ndarje.pd ka 20vjet qe ndan njerzit dhe ne fund do vota.

  3. Ti qepesh mendimit te ketij fare BERT; eshte si te flasesh me ata qe na e prune komunizmin. Prandajky fare BERT; eshte pjelle e se keqes qe ka kaluar, por qe na kane lene bijte e tyre qe po militojne ne kazanin e qelbesirave rilindase. Lehni, lehni per psikopatin se ju ka rrjeshtuar si zagare ne propaganden qelbese qe po ushtro mbi popull. Tju rroje diktatori ore te felliqur, por bota do ece ne vrullin e atyre qe e sollen demokracine, e jo nga ju qe e vodhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *