• |
ide | kryesore

Beteja për jetën, portieri i Wolverhampton tërhiqet nga sporti

Sport



Vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur: tani Carl Ikeme, portieri i Wolverhampton, duhet të luftojë me kundërshtarin më të vështirë në jetën e tij, një formë të leucemisë akute. 32 vjecari nga Nigeria, 10 prezenca me Kombëtaren e tij, ka vendosur të tërhiqet me këshillën e mjekut. “Kam folur me doktorin e më ka sugjeruar të largohem nga futbolli, sepse kurat e kanë dobësuar trupin tim”.

“Mbështetja që kam marrë ka qenë e pabesueshme – ka treguar Ikeme në faqen zyrtare të Wolves, klub të cilit i ka dedikuar gjithë karrierën. “Cdo ditë dikush më pyeste si isha, për një vit të tërë. Është e bukur të mendosh që njerëzit preokupohen për ty kaq shumë e grumbullojnë edhe fonde për ty”.

Por tani për portierin ka ardhur koha të ndryshojë faqe: “Duhet të mendoj për atë që është më e mira për mua e vërtetë nuk mund të rrezikoj të kthehem të dëmtoj shëndetin. Ai është prioriteti” ka përfunduar portieri i gatshëm të presë tani 11 metërshin më të rëndësishëm të karrierës – atë kundër vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *