• |
ide | kryesore

I vendosën tritol në banesë, flet babai i Gazmir Dacit: E njoh atentatorin, ca kam me i bo atij personi

Lajme, Të fundit



Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit i cili ndodhet në burg për vrasje, dhe sot në shtëpinë e tij kishin vendosur tritol, ka folur me emra për autorët e dyshuar të sulmit të sotëm dhe ka kërkuar nga shteti të ndërhyjë në të kundërt do të veprojë vetë dhe ka kërcënuar “ca kam me i bo atij personi”. Sipas tij autor është Saimir Kolaveri.

“Është hera e dytë që prekin në shtëpi, hera e katërt që ndodhuin ngjarjë. Unë me burrni i fala, kur ato pas një viti mi doën para djalit. Kane tentuar te ma vrasin djalin edhe ne burg. Tash e mbrapa do ta kemi ndryshe, nuk të kam bo gjo, ca kam me të bo. I coj fjalë përmes televizorit. Do më njohë Saimir Kolaveri se kush është Xhelal Daci”, tha Xhelali, per News24.

Xhelal Daci me tej u shpreh se kane kerkuar edhe azil si familje, por u eshte refuzuar pasi autoritetet shqiptare kane siguruar se e mbrojne jeten e kesaj familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *