• |
ide | kryesore

Juventus ka bindjen: “Me CR7, Champions e arritshme”

Sport



Dy finale të humbura në 4 vitet e fundit e kanë bërë gati të mallëkuar trofeun e Champions League në shtëpinë e Juventus. por ardhja në Torino e lojtarit që e ka fituar 5 herë Kupën me Veshë të Mëdha ka krijuar sigurinë se tani shanset janë shumë më të mëdha që trofeu të kthehet tek bardhezinjtë.

Ardhja e Cristiano Ronaldo “na jep më shumë shanse për të fituar Champions League, kjo është e sigurtë. Ta fitojmë atë Kupë ka qenë gjithnjë objektivi ynë, por bashkë me të mendoj se ëndërra jonë është më e realizueshme”. Wojciech Szczesny, portieri i Juventus, ka komentuar kështu për SiriusXM FC mbërritjen tek bardhezinjtë të kampionit portughez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *