• |
ide | kryesore

Kthimi i ligjit për Teatrin/ Pse Veliaj sulmoi presidentin

Kryesore



Për herë të parë që kur u ul në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shfaqi doza armiqësie, një cinizëm të përzier me mllef kundër Ilir Metës, të cilin e krahasoi me paraardhësin e tij në detyrë, Bujar Nishanin.

Qëndrimi i Veliaj ishte i papritur. Kryebashkiaku ka vuajtuar shumë për të marrë në PS rolin e njeriut që mund të negociojë dhe që ka ende një kanal komunikimi me Metën.

Veliaj sulmon Metën për kthimin e ligjit të Teatrit, e krahason me Bujar Nishanin

Në fakt, vetëm pak ditë më parë, iu shtri Ilir Metës në një nga shtratet e nismës që kishte iniciuar presidenca për dhurimin e gjakut. Veliaj dhuroi gjak bashkë me stafin e bashkisë dhe pas takimit që pati me të la të kuptohet se kishte gjetur gjuhën e përbashkët kur tha se “qetësia e dashuria do triumfojnë”

Atëherë çfarë e nxorri në pah këtë nerv të fshehur të kryebashkiakut?

Nëse lexon argumentimin e gjatë që presidenca ka bërë për të kthyer ligjin për teatrin në parlament, atëherë kupton se Veliaj, vërtet ka arsye të acarohet nga çfarë shkruajnë juristët e presidencës.

Sepse në argumentin e katërt të mosdekretimit të  ligjit, juristët e presidencës kanë nxjerrë në pah manovrat që bëri  kryebashkiaku duke shmangur ligjin dhe Kushtetutën, me qëllim që të tjetërsojë truallin që i përket bashkisë.

Bëhet fjalë për rreth 2100 metra katrorë tokë në pronësi të Bashkisë, mbi të cilat, Këshilli Bashkiak humbi të drejtën e pronësisë dhe në mënyrë të padrejtë, kompetenca i kaloi parlamentit.

Argumenti i katërt i materialeve të Presidencës, që Lapsi.al e ka veçuar mes argumentave të tjerë, shpjegon sesi duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën, Rama dhe Veliaj i hoqën kompetencat Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku nuk i kanë 3/5 e votave dhe e kaluan miratimin në parlament me shumicë të thjeshtë.

“Nisur nga fakti që, propozimi i mbërritur kishte për objekt tjetërsimin e pronës publike “truall dhe ndërtesa”, të cilat pjesërisht janë në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zbatim të nenit 113 të Kushtetutës, dhe neneve 54, 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ishte e detyrueshme që Kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë shprehje interesi të subjektit privat duhet ta parashtronte, paraprakisht, për diskutim përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kishte dhe ka kompetencën për të shprehur vullnetin për tjetërsimin e sipërfaqes prej 2100 m² në pronësi të Bashkisë Tiranë” shkruhet ne argumentimin e Presidencës” shkruhet ne argumentim.

Lexoni me kujdes tek pjesa e tekstit ku veçohet se “Ishte e detyrueshme që Kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë shprehje interesi të subjektit privat duhet ta parashtronte, paraprakisht, për diskutim përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës” dhe kuptohet lehtësisht se çfarë i dogji Veliajt në reagimin e tij ndaj kreut të shtetit.

A ka shkelur ligjin kryebashkiaku për t’i bërë realitet kullat e paktit Rama-Fusha?

Fjala e fundit i takon Gjykatës, por për më shumë lexoni argumentimin e Presidencës, për tejkalimin e kompetencave dhe shpërfilljen që i bëri Këshillit Bashkiak Erion Veliaj.

SHKELJET E ERION VELIAJT NE ÇESHTJEN E TEATRIT SIPAS PRESIDENCES

Së katërti, ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Kushtetuta ka vendosur tashmë se pushteti vendor funksionon bazuar mbi parimet e decentralizimit dhe autonomisë. Bazuar mbi këto parime themelore, është krijuar jo vetëm kuadri kushtetues, por dhe ai ligjor që përcakton se organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat dhe organi ekzekutiv i bashkisë, është kryetari i saj.

Kushtetuta, në nenin 6, përcakton: “Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe.” Gjithashtu, në nenin 13 të Kushtetutës parashikohet: “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.”

Bazuar në këtë frymë decentralizuese dhe autonomie në vendimmarrje, Kushtetuta në nenin 113 të saj, përcakton se këshillat bashkiakë ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike.

Mbi këto parime kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligj që rregullon në mënyrë shumë të qartë veprimtarinë dhe strukturat vendimmarrëse shtetërore në nivel vendor. Ky ligj është pikërisht një nga ato akte, për të cilat Kushtetuta në nenin 81, pika 2, germa “a” parashikon se miratohet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit; pra, me një shumicë parlamentare të cilësuar (84 vota) përkundrejt shumicës së thjeshtë, me të cilin është miratuar ligji nr. 37/2018, apo që kushtetuta parashikon se mund të miratohet një ligj i kësaj natyre.

Në nenin 54, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, janë parashikuar kompetencat e këshillit bashkiak, ku në pikën 1, germa “e”, është e përcaktuar se këshilli bashkiak ka për detyrë dhe për kompetencë që të miratojë tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve, vendime këto që, sipas nenit 55 pika 4, të po këtij ligji, merren me jo më pak se tri të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit.

Ndërkohë në nenin 64 të ligjit nr. 139/2015, janë përcaktuar dhe kompetencat e Kryetarit të Bashkisë, i cili veç të tjerave, ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës.

Pra, nëpërmjet ligjit nr. 139/2015, ligjvënësi ka parashikuar se vendimmarrja për tjetërsimin e pronës publike, që është në pronësi të pushtetit vendor, konsiderohet me rëndësi për autonominë e pushtetit vendor dhe vendimmarrja mbi to duhet të realizohet nëpërmjet një shumice të cilësuar votash, duke diktuar kështu një mekanizëm monitorues dhe shprehës të vullnetit të qytetarëve mbi veprimtarinë e pushtetit vendor.

Ligjvënësi ka qenë i kujdesshëm që për këto çështje, kontrolli dhe balanca brenda funksionimit të vetë organeve të qeverisjes së pushtetit vendor të parashikohet me ligj dhe për këtë, funksionimi dhe zbatimi i ligjit me objektivitet do të rrisë transparencën në vendimmarrje të kësaj natyre.

Në kundërshtim me frymën e këtyre parimeve kushtetuese dhe kërkesave që parashikon ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, mbi të cilin sot organizohet dhe funksionon pushteti vendor, duke vlerësuar praktikën dokumentare që ka shoqëruar fillimin e kësaj nisme propozuese deri në propozimin dhe miratimin e ligjit nr. 37/2018 nga Kuvendi, rezultojnë disa shkelje kushtetuese qoftë në veprimtarinë organizative, qoftë në atë vendimmarrëse.

Sipas relacionit shoqërues të Këshillit të Ministrave dhe raporteve të komisioneve përkatëse në Kuvend, evidentohet se në zonën ku propozohet të zhvillohet projekti, trualli në ponësi të shtetit ka një sipërfaqe prej 8465 m², nga të cilat rreth 2100 m² janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave, apo raporteve të komisioneve në Kuvend, që kanë shoqëruar këtë nismë legjislative, bazë për inicimin e këtij projektligji ka qenë shkresa, e paraqitur nga Bashkia e Tiranës pranë Ministrisë së Kulturës lidhur me shprehjen e interesit për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha”, sh.p.k”. Bashkia e Tiranës ka paraqitur shkresën me nr. 6848/1, datë 23.2.2018, pranë Ministrisë së Kulturës për shprehje interesi për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit ku subjekti privat angazhohet që, përveç zhvillimit të pronës në pronësi të tij, të realizojë edhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, në përputhje me një projekt që do të miratohet nga të gjitha strukturat përkatëse. Pra, në rastin konkret, propozimi konsiston në shfrytëzim e gjithë pronës publike, përfshi këtu ndërtesat dhe truallin prej 2100 m², në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Nisur nga fakti që, propozimi i mbërritur kishte për objekt tjetërsimin e pronës publike “truall dhe ndërtesa”, të cilat pjesërisht janë në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zbatim të nenit 113 të Kushtetutës, dhe neneve 54, 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ishte e detyrueshme që Kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë shprehje interesi të subjektit privat duhet ta parashtronte, paraprakisht, për diskutim përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kishte dhe ka kompetencën për të shprehur vullnetin për tjetërsimin e sipërfaqes prej 2100 m² në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Nga shqyrtimi i praktikës dokumentare, që ka shoqëruar projektligjin, rezulton se ky proces i detyrueshëm ligjërisht, nuk është kryer. Pikërisht këtu fillon problemi kushtetues e ligjor, pasi është çasti i parë procedural që rezulton të jetë shmangur vendimmarrja e autoritetit publik vendimmarrës të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që Kushtetuta dhe ligji i ka njohur.

Presidenti Republikës, vlerëson se ndjekja e një praktike të tillë rezulton të mos ketë bazë kushtetuese dhe ligjore, pasi kemi të bëjmë me një veprim propozues, i cili kërkonte patjetër një shprehje të vullnetit nga organi, të cilit i takon kjo kompetencë, pra, Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ndërkohë, në dokumentet parlamentare në lidhje me këtë devijim fillestar, nuk ka asnjë shpjegim apo përpjekje për të marrë vendimin apo qëndrimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nëse ky këshill dëshironte apo jo, që prona publike në pronësi të Bashkisë së Tiranës të përfshihej në të tilla procedura tjetërsimi, sipas propozimit të paraqitur nga një subjekt privat.

Nisur nga fakti që, propozimi i mbërritur kishte për objekt tjetërsimin e pronës publike “truall dhe ndërtesa”, të cilat pjesërisht janë në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zbatim të nenit 113 të Kushtetutës, dhe neneve 54, 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ishte e detyrueshme që Kryetari i Bashkisë së Tiranës këtë shprehje interesi të subjektit privat duhet ta parashtronte, paraprakisht, për diskutim përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kishte dhe ka kompetencën për të shprehur vullnetin për tjetërsimin e sipërfaqes prej 2100 m² në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Në kundërshtim me këtë fakt, qeveria dhe Kuvendi nëpërmjet një procedure të përshpejtuar ka miratuar ligjin nr.37/2018, duke realizuar kështu dhe një cënim të bazës ligjore dhe kompetencave kushtetuese të Këshillit Bashkiak, duke anashkaluar parashikimin e drejtpërdrejtë kushtetues dhe të ligjit organik që rregullon veprimtarinë e organeve të qeverisjes vendore.

Kuvendi ka vendosur me ligj që prona e Bashkisë së Tiranës do të duhet të tjetërsohet dhe autoriteti që do ta realizojë dhe udhëheqë këtë proces është Kryetari i Bashkisë apo personi i autorizuar prej tij. Pra, shkelja antikushtetuese e Kuvendit, në këtë rast, është e dyfishtë. E para, sepse Kuvendi me procesin legjislativ ka vendosur a priori tjetërsimin e pronës publike të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kjo është kompetencë e Këshillit të Bashkisë; dhe e dyta, sepse në përcaktimet e ligjit të ri nr.37/2018, Kuvendi ka përcaktuar se atributet sesi kjo pronë tjetërsohet dhe zhvillohet nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate përfundimtare, janë në kompetencë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës apo personit të autorizuar prej tij.

Nga shqyrtimi i këtij ligji dhe relacionit apo raporteve shoqëruese të tij rezulton:

– Kryetari Bashkisë së Tiranës, në ndjekjen e këtij procesi dhe mbështetjen e propozimit të bërë për tjetërsimin e pronës prej 2100 m², pronë e Bashkisë së Tiranës, ka anashkaluar vendimmarrjen dhe vullnetin që duhet të shprehte Këshilli i Bashkisë së Tiranës. Hyrja në një marrëdhënie të tillë e Kryetarit të Bashkisë të Tiranës, pa siguruar autorizimin e Këshillit Bashkiak, kur bëhet fjalë për çështje të ushtrimit të së drejtës së pronës publike dhe tjetërsimit të saj, nuk është në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës dhe tejkalon kompetencat e Kryetarit të Bashkisë, duke ndërhyrë tek kompetencat e një organi tjetër.

– Kuvendi nëpërmjet ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”, ka shmangur autoritetin e Këshillit Bashkiak në këtë vendimmarrje. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, pasi ka ndërhyrë në autonominë vendimmarrëse të tij nëpërmjet procesit legjislativ, duke e kaluar me ligj këtë pronë të pushtetit vendor në funksion të tjetërsimit të vlerësimit të tij.

Shmangia e autoritetit të Këshillit të Bashkisë së Tiranës, bie ndesh edhe me nenin 4, 7, 13, 109, të Kushtetutës, të cilët garantojnë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Sipas këtij parimi, asnjë organ, në përbërje ose jo të një prej tre pushteteve, nuk mund të ndërhyjë në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve që, sipas rastit, do të përbënin objektin qendror të veprimtarisë së organeve apo institucioneve të tjera kushtetuese.

Duke qenë se Këshilli Bashkiak është një organ i parashikuar nga kushtetuta, ndërhyrja e qeverisë nëpërmjet propozimit të projektligjit dhe bërja fakt nga Kuvendi me miratimin e ligjit nr.37/2018 ka realizuar ndërhyrje të drejtpërdrejtë në kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke bërë kështu që Këshilli Bashkiak i Tiranës të humbasë “de facto” të drejtën e shprehjes së vullnetit në ushtrimin e drejtës së pronës prej 2100 m², që sipas nenit 113 të Kushtetutës dhe nenit 54, 55 të ligjit nr. 139/2015, është në kompetencë të tij.

Kuvendi nëpërmjet miratimit të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”, me një ligj me shumicë të thjeshtë ka anashkaluar kështu zbatimin e kuadrit ligjor bazë, të miratuar me tri të pestat e votave e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, siç është ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Për më tepër, ligji nr. 37/2018, bie në kundërshtim dhe jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese, e cila në disa raste, ka interpretuar dispozitat kushtetuese, sa i takon funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore. (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.3, datë 2.02.2009, dhe nr. 29, datë 21.12.2006).

Parimi i autonomisë vendore është një prej parimeve bazë të mbrojtur nga Karta Europiane të Autonomisë Vendore, dokument ky i miratuar nga Këshilli i Europës, dhe i ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8548, datë 11.11.1999 “Për ratifikimin e “Kartës Europiane të Autonomisë Vendore”.

Në një kohë kur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ka parashikuar brenda saj mbrojtjen dhe respektimin e parimeve të Kartës së Autonomisë Vendore, ashtu sikundër dhe ligjin nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, ka rregulluar qartë kompetencat dhe ushtrimin e tyre nga Këshillat e Bashkisë, për çështje të tjetërsimit të pronës, rezulton që miratimi i ligjit nr.37/2018, sjell cenim të kushtetutës, pasi në realitet ky ligj jo vetëm shmang respektimin e këtyre parimeve, duke kundërshtuar drejtpërdrejt parimet dhe jurisprudencën kushtetuese, por dhe vet Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, e cila është pjesë e legjislacionit të brendshëm.

Në vlerësim të sa më sipër, konstatohet se jo vetëm ligji nr. 37/2018 është antikushtetues referuar parimeve të sipërcituara, por edhe vet inicimi i këtij procesi përmban elemente antikushtetues, të cilët do të duhet të rivlerësohen edhe një herë nga Kuvendi, në rishqyrtimin e këtij ligji.



9 Comments

  1. Juristët e presidencës me argumentimet e tyre kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të cilën ju jemi shumë mirënjohës, dhe pikërisht argumentet kushtetues e ligjorë e kanë nervozuarr idiotin lali që pandeh se njerëzit janë të gjithë rilindas dhe do të duartrokasin çdo mufkë të tij.

  2. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  3. Edhe ne qitetaret e thjeshte do ti paraqesim fikut veliaj nje oferte te pakerkuar nje fleteshe per ndertimin e dy haleve publike perpara tokes se bashkise dhe ne kembim duam vetem te na subvencionoje letren per te fshi kallomin dhe cezmen per te shpela goglat …… .
    Serious tani, nese nje zyrtar publik qofte vendor apo qendror shkel ligjin funksional te institucionit e sigurisht edhe ate material nuk mund te paditet ne gjykate civile por vetem ne prokurori, e kryesisht ate te krimeve te renda. Por meqe ketu tek ne funskionon gjtihshka le ta ruajne edhe kete rast e tja lene SPAK si rast i paster “BURGUUUUUUUUU”. Kete e kane shperdoruar aq keq saqe ky kujton se edhe gamori fluturon……

  4. Buçes erionke i duhet te bej gam gam por nuk duhet te kafshoje , se nga njera ane i gjati i fut te gjatin ne kandidim
    dhe nga ana tjeter pa mbeshtetjen e metes eshte i humbur .

  5. njerz me bythqir se erionka velina e jastek griseldes,edvinka pela rama e mushkonjes avion,,mao LUUUUUU ce duni i cironkave, e vllahutin saje qorri nuk ka ne ter boten.keta i blen si te ishin lop,dele,derra,gica,krymba qenefi per te zen peshq.paramendo nga hajn me ze dhe figur edvin qelbesira e beri meten president me ze dhe figur.ja kush jan krymbat e qenefit negjmije dhjerjet e stalinit ,leninit e vuqiq rama,ruqi,balla,xhafa.

  6. Po pazar i bere Likja kullen ikonike te Bulevardi i Ri ,Lali kullat e fushes ,Likja nuk i qendroi pazarit thjesht fare as kulla ikonike nuk ka per tu bere

  7. Sa te squt jeni o injorantet e saliut! Erioni eshte fiku dhe paradoksalisht like floriri na u be presidenti?! Na qenka edhe nje Jonida femer a mashkull zoti e di?! Rama eshte njeriu me i keq eshte ediramuti por ky ,Rama,nuk ka vrare si Saliu! Nuk e shiti Shqiperine tek serbet si saliu! Nuk vrau kater te pafajshem per liken!Injoranca e salinianeve eshte per cmim “guinness”!Andi Bushati eshte me barre e degjuat lajmin? Babai eshte saliu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *