• |
ide | kryesore

“Lufta” shtyhet për në shtator

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që herë pas here dikush t’ia ndalë revanin e vet, ne atë që çfarë i sheh syri i zë dora.

Edhe sikur presidenti të mos e ketë kthyer fare për këtë shkak, por për të dhënë një mesazh tjetër, ai prapë është një gjest që ia vlen.

Por problemi është se refuzimi i Ilir Metës është një betejë e vogël, me të cilën nuk mund të quhet e fituar lufta.

Sepse i bie që ai të ketë shpëtuar vetëm gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmonë shpejt.

Dhe këtë e dinë të gjithë, që nga ai që shpalli sot dekretin, e deri tek punetorët e skenës dhe pastrueset e teatrit.

I vetmi që nuk kupton asgjë në këtë histori është ai që paralajmëron luftë civile, i cili sot pasdite duhet të ketë marrë frymë i çliruar, se te paktën verën mund ta hajë rehat dhe t’i bëjë ku të dojë pushimet.

Kur të kthehet pastaj, ka vetëm dy mundësi: Ose të rrëmbejë armët, ose të hakërrehet prapë, siç bëri me Fatmir Xhafen.

Te cilit i tha se do të kalonte vetëm mbi trupin e tij për të shkuar në zyrë.

Deri tani, Fatmiri ka kaluar vetëm dy herë përsipër…



3 Comments

  1. Aman o Patozi, bej ndonje gje ne jeten tende pervec se te flasesh bla bla bla ..Na merzite ..na je bere si Bregu..Te ka premtuar Rama ndonje vend pune babam??

  2. Ti e kultivoke idiotllikun me daje. Me je bere te qifsha Mero Bazen. Edhe kur digjet ndonje byrek ne lagje, do besh ndonje koment me Lul Bashen….

  3. Po ca doje ti mer idiot, te zgjidhje ne korrik betejn e shtatorit?! Shume mire qe u shty per ne shtator, qe Rama nuk e shemb dot ne gusht kur nuk ka njerez, kur vijne ambasadore te rinj e kur Tirana eshte plot me njerez per te mbush sheshin e Teatrit.

    Loqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *