• |
ide | kryesore

Milan, Higuain dhe e vërteta e Marottas: “Leonardo e do”

Sport



Milan do Gonzalo Higuain. Për të përgënjeshtruar deklaratën e Leonadro-s për sulmuesin argjentinas ka reaguar Beppe Marotta, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”. “Leonardo e njeh mirë Gonzalo-n dhe do ta donte te Milan-i, por ka kushte kontraktuale të cilat duhen zgjidhur”, ka pranuar drejtuesi i Juventus-it.

Por për të mbërritur tek “tymi i bardhë” do të duhet kohë duke qënë se për momentin Milan dhe Juventus nuk kanë gjetur ende termat e duhur për të vlerësuar kartonin e Higuain dhe mbi të gjitha për një përfshirje të Caldara-s në operacion.

Gjithcka sigurisht pa i mbyllur derën rikthimit të Bonucci-t në Torino që pas fjalëve të Marotta-s dhe Leonardo-s, duket shumë i gatshëm të pranojë reduktimin e pagës për t’u riveshur bardhezi.

Bardhezinjtë nuk lëshojnë pe nga kërkesa prej 60 milionë eurosh për ta lënë “Pipita”-n të largohet drejt kuqezinjve, ose një opsion është Bonucci plus 25 milionë euro të tjera. Shifër e konsideruar e tepruar nga Milan i cili nga ana e tij insiston për përfshirjene Caldara-s në transferim.

Dhe në këtë këndvështrim, Marota të enjten nuk e mbylli plotësisht rrugën për shitjen e mbrojtësit të ri: “Matia bën pjesë e një reparti, mbrotjes, i cili është në rindërtim, për rrjedhojë vlerësojmë çdo mundësi dhe ia bëjmë të ditur lojtarit”.

Pra çështja duket e mundur, veçanërisht nëse Milan do të pranojë të përfshijë të drejtën e riblerjes dhe nëse Chelsea nuk do t’i prezantojë Juventus-it një super ofertë për Rugani-n.

Është e qartë në fakt që me mbërritjen e Bonucci-t të paktën një nga ish-mbrojtësit të Empoli-t dhe Caldara-s duhet të largohet nga Juventus, gjithmonë nëse Marotta nuk arrin të përfshijë Benatia në shkëmbimin me Milan. Ndoshta bashkë me Pjaca-n.

Në sfondin e mega-operacionit mes Juventus dhe Milan në fund mbetet Chelsea që, sipas ”Tuttosport” në kuadër të miqësores së Nice-s kundër Inter-it mund të takohet me bardhezinjtë dhe të vendosë në pjatë ofertën e tij për Rugani-n dhe Higuain. Një ofertë që mund të kënaqë kërkesat e Juventus-it dhe të komplikojë planet e kuqezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *