• |
ide | kryesore

Napoli, tifozët kundër De Laurentis: “Je një palaço”

Sport



Katër parulla në katër pika të ndryshme të Napolit, të gjitha kundër presidentit Aurelio De Laurentis. Ajo që tifozët kontestojnë është puna e shoqërisë në merkato, e pamjaftueshme për objektivat e rëndësishme. Pavarësisht 91 pikëve të sezonit të kaluar, ardhjes së Carlo Ancelottit në pankinë e shpenzimit të 91 milionë euro në merkato për Fabián Ruiz, Verdi, Meret, Karnezis e të tjerët, ka munguar blerja deri tani e një lojtari të rëndësishëm të aftë ti bëjë tifozët të ëndërrojnë.

“ADL po çfarë super lojtari… Je vetëm një palaço, ti mbetesh pabuksi”, shkruhet në parullën e vendosur në rrugën Marina. Sulmi është personal, por dora është më e rëndë në të dytën, ku e konsiderojnë një president fals, duke iu referuar programit E vërtetë apo fals, në të cilin De Laurentis merr pjesë cdo ditë në radion zyrtare të klubit.

Tifozët nuk e falën përgjigjen e presidentit në kritikat e pak kohëve më parë: “meritoni kinezët”. Kundërsulmi në rrugën Vittorio Emanuele godet pikërisht aty, “Më mirë kinezë se me të meta mendore”, përpara se të kryenin sulmin final: “ADL respekto qytetin, pabuks e pa dinjitet”.

PËRGJIGJIA E DE LAURENTIIS: “LE TË KONTESTOJNË”

“Kthesa A e B të bëjnë zanatin e tyre, po e bëjnë prej kohësh dhe nuk janë njehësuar me vizionin tonë për një futboll universal”. Kjo është përgjigjia e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis në Radio Kiss Kiss Napoli duke komentuar parullat e shfaqura në qytet kundër tij. “Këto gjëra nuk më cudisin. Liria e të shprehurit duhet garantuar, kështu që le të vazhdojnë të kontestojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *