• |
ide | kryesore

Nën rendin e Fatmir Xhafajt/ Vrasje, atentate, trafik droge, tritol dhe dhjetëfishim i gjobave

Kryesore



Pikërisht ditën kur u publikua një studim i Gallup, që e rendit Shqipërinë vendin e fundit në rajon për sigurinë, në shtëpinë e Xhelal Dacit në Tiranë shpërtheu një sasi tritoli që vuri në rrezik jetën e fëmijëve dhe grave të familjes së tij.

Sigurisht, ishte rastësi që pikërisht ditën kur u publikua ky raport, në Tiranë të ndodhte një ngjarje e tillë e rëndë, por shanset që gjatë 24 orëve në Shqipëri të mos ndodhë një atentat, një aksident me vdekje, një vrasje, të mos kapen të rinj duke shitur drogë apo të mos ketë asnjë krim të rëndë, janë thuajse zero.

Edhe për Xhelal Dacin nuk ishte hera e parë që i shpërthente tritoli në derën e shtëpisë. Ai është babai i Gazmir Dacit që ka vrarë një prej vëllezërve Kolaveri.

“Rasti i dytë që më prekin në fëmijë e në gra. Ma ka hedh lokalin dy a tre herë në erë. Mos ta harrojë Saimir Kolaveri. Nuk i kam bo gjë, ça kam me i bo. Kemi kërkuar mbrojtje nga policia. Vijnë dy policë dhe ikin. Nuk marrin asnjë lloj mase”, thënë ai, duke pranuar se e vetmja rrugë që i kishte mbetur ishte vetëgjyqësia.

Shqipëria renditet në vendin e 78 në botë për sigurinë. Ne jemi të fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët sipas studimit të Gallup. Listën e kryeson Serbia e në vendin e 82-ta, Bosnja e Hercegovina e 80-a, Mali i Zi i 79-ti.

Nisur nga ky studim i Gallup dhe nga fakti se po bëhet një vit që Fatmir Xhafaj është në detyrë, Lapsi.al renditi disa nga ngjarjet më të rënda që ndodhën vetëm gjatë muajit korrik në Shqipëri, një seri krimesh që ndodhin jashtë pragut të shtëpisë së secilit prej nesh dhe kërcënojnë ditë pas dite jetën e shqiptarëve.

VRASJA E ÇIFTIT NE SHKODER

Për vrasjen e Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit natën e 6 korrikut në Shkodër nuk ka asnjë të dyshuar. Nuk dihet ende asnjë motiv pse u krye vrasja dhe nuk ka asnjë provë domethënëse që mund të çojë tek ekzekutorët. Kjo do të mjaftonte në një vend normal që Ministri i Brendshëm të dorëzonte çelësat dhe të merrej me një punë, për të cilën të ishte i aftë. Eleminimi i çiftit ishte punë profesionistësh. Vrasësi tregoi mëshirë dhe nuk qëlloi mbi djalin e tyre 1 vjeç. Fëmija u gjet 5 orë më vonë në prehërin e nënës së pajetë.

VRASJA E KEJSI HYSES

Vrasja e Kejsi Hysës, një 34 vjecar nga Laci ishte tregues se ka disa qytete në Shqipëri, ku policia është inekzistente. Kejsi Hysa u vra në 3 korrik për një borxh me fajde që ia kishte dhënë disa miqve të tij, por vrasja mund të ishte shmangur nëse në Laç do të kishte shtet.

Kejsi Hysa ishte person në kërkim prej 3 vitesh për një vrasje në Sarandë. Megjithatë siç doli më vonë ai lëvizte i lirë, i pashqetësuar nga uniformat blu. Madje në mes të Laçit kishte bërë një sherr të zhurmshëm për paratë e dhëna borxh. Ngjarja tregoi se ky qytet është jashtë kontrollit të policisë dhe se ligjin, aty e bëjnë personat e shpallur në kërkim.

SHERRI ME ARME NE DHERMI

Natën e 7 korrikut, në klab Havana në Dhërmi të shtënat e armëve kanë tmerruar klientët në lokal. Persona të armatosur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe nxorrën armët duke qëlluar. Dëshmitarët e krahasuan me një akt terrorist. Pushuesit vrapuan duke lënë pas lokalin e shkatërruar. Policia arrestoi Emiljano Ninën për këtë ngjarje, person me precedent penalë. Pamjet që u panë në media për një nga zonat më të frekuentuara turistike ishin dëshmi e pasigurisë në lokalet e natës dhe paaftësisë së policisë për të mbajtur nën kontroll personat me precedentë penalë.

RASTI I RUSTEM BAJRIT

Safet Bajri nuk ishte personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri.

Mediat belge akuzuan ministrin e fiksuar me deportimet e të huajve, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Për plazhet e Velipojës thanë se kontrollohet nga 5 familje mafioze, njësoj si jugu i Italisë së dikurshme. Në Ministrinë tonë të Brendshme, tema si kjo e Safet Bajrit janë tabu.

SHPERTHIMET E TRITOLIT

Fiks në datën 1 korrik në derën e shtëpisë së një polici në Bubq shpërtheu një sasi tritoli. Kruja është shpallur prej kohësh kryeqyteti i tritolit dhe as policët nuk janë imunë nga rrezja e shpërthimit. Gjithsesi tritolet nuk munguan as në Tiranë. Veç rastit që u përmend më lart të Xhelal Dacit, një sasi tritoli shpërtheu në 20 korrik në dyqanin e një sipërmarrëseje të quajtur Drita Lulo.

TRAFIKU I DROGES

Guardia di Finanza vazhdon të bëjë goditje herë pas here ndaj trafikantëve të drogës nga Shqipëria në Itali. Një skaf i ngarkuar me 1 ton kanabis në Salento u kap në datën 7 korrik. Ai u pikas rastësisht në brigjet italiane, pasi maja e skafit qëndronte e zhytur në ujë, në mënyrë të pazakontë.

Në 16 korrik policia italiane sekuestroi një gomone tjetër me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit. Një 26 vjeçar nga Brindisi u arrestua. Mediat italiane thanë se droga erdhi nga Shqipëria.

Raporti i Drejtorisë Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali shkroi se “importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”. Sipas raportit “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri”.

PRAP ELBASANI, PRAP ÇAPJAT

Në nisje të detyrës së tij si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u angazhua t’i japë fund njëherë e mirë luftës mes bandave në Elbasan. Madje Xhafaj përmendi me emra Çapjat dhe Çelat, dy familjet që sipas tij janë në konflikt. Këtë muaj, në datë 19 korrik, në Elbasan një makinë u dogj qëllimisht. Mjeti ishte në pronësi të Lavdimir Çapjes. Nuk ka asnjë arrestim për këtë ngjarje. As për histori të tjera më të vjetra nuk ka asnjë arrestim. Eshtë e qartë se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pajtuar me këtë qetësi të rreme që ka rënë në Elbasan. Për banorët e qytetit, kjo është një bombë me sahat. Shpërthimi i konfliktit është çështje kohe.

KLEMENT BALILI DHE PESHQIT E MEDHENJ, PAKENAQESI TE AMBASADORET

Ambasadorët, mbështetësit kryesorë të Fatmir Xhafajt në Shqipëri, prisnin më shumë nga Ministri i Brendshëm. Emri i Balilit vazhdon të rëndojë si dështim. “Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit” u shpreh Donald Lu gjatë një aktiviteti. “Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet t’i kapë” i tha ambasadori britanik, Duncan Norman, gjatë të njëjtit aktivitet.

Ngjarjet e renditura më lart janë ato më të rëndësishmet, lajmet me impaktin më të fortë publik, ndërkohë që gjatë muajit korrik janë të shumta aksidentet me vdekje, atentatet, sherret, grabitjet, vjedhjet e shtëpive etj.

Në këtë panoramë të këtyre 30 ditëve, nga Ministria e Brendshme ka ardhur vetëm një propozim dhe ky është: Gjobat për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit duhen dhjetëfishuar.©Lapsi.al



12 Comments

  1. Plagosja e Samir manes perballe restorant padam o bushat me 27 qershor po kurohet jashte dhe familjen e ka hequr nga shqipria ……perse nuk e bublikoni si lajm

  2. Po si eshte e mundur kjo more mjerane?Eshte e peshtire sa njeriut i rrotullohet lukthi nga keto broqwkulla e jashteqitje te qyftave te Shkullakut dhe sorollapit te tij? Thuase kane zbritur nga ndonje planet tjeter e joqe jetonin ne Shqiperi.Keta nuk kane pare e degjuar eksplodimin e shekullit ne Gerdec ,as krismat vrastare te 21 Janarit as qindera te vrare madje edhe mijera nen pushtetin te cilin deshirojne ta kthejne.JO..jo.. por mbledhin nga kromnikat e zeza te pese vjeteve disa vrasje shumica qerime hesapesh mes krimineleve dhe sajojne nje ferr te cilen gjoja e krijoj Rama.Ore ner secilin vend te botes vriten kriminelet per interesa e qerim hesapesh ,por nuk vret shteti qytetaret si ne kohen e Berishes.Eshte mire qe shqiptaret e kane kuptuar lojen tuaj djallecore dhe askush nuk qane trapin per brockullat tuaja prandaj nuk dalin ne protesta dhe jeni perdite e me pak sa njerezit po qeshin me ju.

    1. Ka pese vjet Rama o PALLE, prape fajin e ka saliu o drogaxhinj te rraces me te keqe, o penmarres, shkaterrues te trashegimise kulturore, o abuzues dhe hajdute te fondeve publike, oooo qelbesira!!!

  3. I sakte fare artikulli. Pyetja eshte se kush po e blen heshtjen per ketoraste dhe rastet e siperpermendura? Me siguri jo njerezit e zakonshem.

  4. Pse ça prisnit ju ? Nese Tahiri gjate rruges u lidh me bandat , ky qe ne nisje ishte i pregatitur biles ishte ” full option” . Nese guzhunjer vihet bytha dihet produkti qe do gatuaj, MUT .

  5. Ngurroj te komentoj ne kete portal se do me hidhen injorantet dhe do me shajne deri ne brez te shtate. Mos guxoft njeri te shprehi iden e tij ne kete portal sepse menjehere etiketohet si i asaj apo i kesaj partie . Kam gati nje muaj qe lexoj komentet ketu dhe shoh nje agresivitet te papare . Duket qarte qe disa komentues ketu jane te kohes pre-historike. Me mire te themi koha e dinozaurve.

    O njerez , jepini tjetrit hapsire te shprehet si e mendon ai. Te mendosh ndryshe nga ty nuk do te thote qe jam armiku jot, thjesht nuk kam te njejtin mendim me ty.

  6. Ne fakt pritshmerite pozitive, me ikjen e Saimir Tahirit dhe ardhjen e Xhafes jane venitur. Asnje nga 40 grupet kriminale , qe vete ky minister i deklaroi kur u be minister, nuk eshte prekur, jo me te goditet. Operacioni “forca ligjit” deri tani ka rezultuar nje flluske. Duket qarte qe nuk ka force , dhe shteti eshte dorezuar para ketyre grupeve, te cilat tashme jane me te organizuara dhe po forcohen e lulezojne keto kohe si ne asnje kohe tjeter. E gjithe kjo se mungon vullneti politike. Politikanet me te larte (kryetare bashkish, deputete, ministra dhe miq te kryeministrit, darkojne me keta njerez. Bejne marreveshje dhe ju marrin leket, qe me vone nje pjese perdoren ne fushata per te blere vota dhe njerez. Ky eshte realiteti, kjo eshte e verteta. Jo Xhafa, por dhe Trump te ishte min i brend, ne qeverine Rama do deshtonte dhe kapitullonte.

  7. Kur erdhi si minister ky Fatoja e Xhafajve ju shkruajtem qe eshte rritur arbitrariteti i Policise ,por ju si portal vashdonit me avazin e Mukes jo Tahiri keshtu jo Tahiri ashtu kur ju thame qe hoqi drejtorin e Policise dhe vuri nje kapterr rrugor perseri i njejti avaz,kur gjobat e rrugoreve jane trefishuar dhe nr i aksidenteve eshte trefishuar asnje analize e tipit Bushat apo Shkullak, duhte te vije Gallupi qe ta merrni seriozisht renien e besimit te publikut te Policia.Turp jeni tamam kazan mir ju thote Rama .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *