• |
ide | kryesore

Pas takimit Trump – Kim Jong, Pheniani kthen trupat e ushtarëve amerikanë

Planet



Korea e Veriut ka kthyer trupat e mbetura që mendohet të jenë ushtarët amerikanë të rënë gjatë Luftës Koreane. Kjo është lëvizja më e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Penianit.

Të afërmit kanë pritur vite të tëra për të marrë trupat e të dashurve të tyre. Riatdhesimi u pranua në Qershor, gjatë takimit mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un.

Takimi në Singapor, ku dy liderët ranë dakord për të punuar mbi ‘denuklearizimin e Gadishurllit Korean’, është kritikuar për mungesë detajesh apo për kohën kur do të ndodhë kjo.

Por rikthimi i trupave të ushtarëve amerikanë ishte një ndër pikat e listuara në deklaratën e qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e firmosjes së armëpushimit, e cila i dha fund Luftës Koreane e cila përfudnoi në 1950-1953

Mendohet se 55 ushtarë janë kthyer, por nevojitet të bëhen testet për të provuar se bëhet fjalë për mbetjet e trupave të ushtarëve amerikanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *