• |
ide | kryesore

Presidenti i DFB bën Mea Culpa, por ndaj Ozil nuk kishte racizëm

Sport



Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Reinhard Grindel, ka hedhur poshtë akuzat për racizëm të ngritura nga Mesut Özil, duke pranuar megjithatë një pjesë të fajit: “Duhej të kisha thënë atë që është e qartë për mua dhe për gjithë federatën. Duhet të kishim bërë më shumë për Ozil”. “Cdo formë racizmi është e papranueshme dhe e padurueshme dhe nuk mund të tolerohet. Kjo vlen për të gjithë futbollistët me origjinë të një vendi tjetër”, ka shtuar numri 1 i Federatës gjermane.

Federata DFB i ka refuzuar akuzat për racizëm, por Grindel ka dashur të precizojë pozicionin e tij, në kohën kur shumë kërkojnë dorëheqjen e tij. “Kritika personale më ka goditur – shpjegoi ai – por më shumë më vjen keq për kolegët e mi, për vullnetarët dhe vartësve të Dfb që janë përfshirë në akuzat për racizëm. E mohoj kategorikisht”.

Ozil njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja gjermane duke kritikuar Dfb pak ditë më parë, pas polemikave të ngritura për një foto të bërë në muajin maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *