• |
ide | kryesore

Propozim me unazë diamanti, këto janë të famshmet shaiptare që patën fatin

F1, Paparazzi



Historitë e tyre të dashurisë, janë më të komentuarat në rrjetet sociale! Më shumë se sa mënyra e njohjes, vendi i propozimit, e detaje të tjera si këto, kureshtja e të gjitha vajzave qëndron në një pikë: me çfarë unaze e morën propozimin? Gurë i thjeshtë apo i çmuar? Diamant? E nëse po, sa karat?

Dhe ajo shprehja tipike: “Diamantet janë miqtë më të mirë të femrave” ka vend gjithmonë! Sidomos kur propozimi për martesë ndaj partneres, vjen i mbështjellë në një kuti të mbuluar me copë kadife, ndërsa brenda saj gjendet një thesar i vërtetë. Një unazë elegante, me gurë diamanti që shkëlqen kilometra larg dhe një shprehje unike e dashurisë, e thënë në vetëm një pyetje: a dëshiron të martohesh me mua?

E mes, shumë historive speciale që kemi dëgjuar në radhët e personazheve të huaj VIP, ka edhe disa vajza fatlume, që kanë marrë propozimet nga partnerët me unaza që rrezëllijnë nga diamantet. Nga Sara Hoxha, Emina Çunmulaj, Afërdita Dreshaj e Angela Martini, zbuloni bukuroshet e showbiz-it shqiptarë që mbajnë në dorë tashmë unazat e diamantit që çdo vajzë do i dëshironte.

1

Sara Hoxha
Ceremonia e tyre martesore është shumë afër, dhe do të zhvillohet në një destinacionet më romantike të Evropës, siç është Como në Itali, por ne nuk mund ta harrojmë propozimin e veçantë që ajo mori nga Ledion Liço, partneri dhe babai i të voglit London Noor. Një unazë fine me një gur diamanti që rrezëllin.
2
Angela Martini

Modelja e njohur, pati një ceremoni martese disi të pazakontë. Nëse dasma presupozon fustanin e bardhë, me vello të gjatë dhe elegante, Angela Martini zgjodhi një fustan të zi, dhe dukej shumë seksi. Por, propozimin për martesë, nga miliarderi rumun Dragos Savulescu, e mori me një unazë me gurë diamanti gjigant. Wow, sa vajzë me fat Angela!
3
Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, u përball me një surprizë të këndshme, pak minuta përpara se të ngjitej në skenën e koncertit në qendër të Prishtinës. Gjithçka e zbuloi miku i saj, stilisti Valdrin Sahiti përmes një fotoje në instastory. Një propozim me unazë diamanti dhe një shpjegim për të: “Oh u gjet dita e duhur për këtë dhuratë”, shkruan ai në foto.
4
Afërdita Dreshaj

Shijen e ceremonisë së saj martesore, me partnerin, sportistin çek Jakub Kindl e kemi ende të freskët. Por, si e mori propozimin modelja shqiptare? Diçka më shumë se romantike. Ai u ul në gjunjë përpara saj, teksa ajo afrohej drejt tij, dekori fantastik me qirinj, lule dhe gjithçka e dedikuar për një çast sublim si ky është një moment që çdo femër e ëndërron. Ah, unaza? Nuk mund të ishte tej parashikimeve tona. Një unazë me gurë diamant 19 karat! Cila vajzë do e refuzonte një propozim të tillë?
5
Adelina Tahiri

Muajin e ardhshëm ajo do të jetë mami i një djali, por teksa shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja e njohur na ka treguar shpesh se e përkëdhelur ndihet nga partneri i saj, avokati i pasur maqedonas Serjozha Markov. Unaza e gjitha me gurë diamanti në qendër, dhe e dekoruar me gurë të çmuar, i përket një prej koleksioneve të fundit të Cartier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *