• |
ide | kryesore

PS sulmon Metën: Iu përgjigj thirrjeve të Lulit dhe Monës, Teatrin e rivotojmë

Lajme, Të fundit



Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla është i pari nga zërat e mazhorancës qeverisëse që reagon ashpër ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta pas vendimit të këtij të fundit për të kthyer pas ligjin për Teatrin e ri Kombëtar. Një koment në rrjetet sociale, Balla e nis me një hyrje të gjatë duke kujtuar “21 janarin”.

“Në 21 janar 2011, Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestuesit dhe opozitën per grusht shteti. Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojnë shumicen qeverisese per grusht shteti. Me nje gjuhe qe nuk ka asnje lidhje me aspiratat Europiane te Shqiperise se vitit 2018, kreu i opozites kercenoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj. E gjithe kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim degjuar edhe me pare klithmat e tyre te deshperuara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombetar, si ne shume e shume episode te tjera te opozites se tyre shterpe” – thotë Balla që më pas i kthehet kreut të shtetit.

“Fatkeqësisht sot thirrjeve te Lulit e Monës iu përgjigj Presidenti i Republikës. I cili, deri me sot, ka patur një sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e lojërave te partisë se tij.

Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsën e opozitës me teatrin. Te po te njëjtëve individë qe protestonin kundër parkut te lodrave, kundër bulevardit te ri, kundër Rilindjes Urbane ne çdo qytet te Shqipërisë.

Ai që javë më parë i bënte thirrje autoriteteve shtetërore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kundër vullnetit te artisteve, duke mbështetur lojën e opozitës” – thotë Balla që e mbyll me një konfirmim se shumica në parlament do të rivotojë draftin e rrëzuar nga Presidenti.

“Shumica parlamentare, ne mbështetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutës, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjëherë sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Për t’i dhënë shqiptareve dhe artisteve te teatër te ri, modern dhe dinjitoz” – shkruan Taulant Balla. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *