• |
ide | kryesore

Rishfaqet Spanja si destinacion i ardhshëm i Mavraj

Sport



Aventura e Mërgim Mavraj me fanellën e Hamburgut ka përfunduar, por tashmë për qendërmbrojtësin e kombëtares rihapet pista spanjolle. Deportivo La Coruna është shfaqur edhe një herë me interesimin e saj për futbollistin shqiptar

Sipas asaj që referon ‘Sport Bild’, mbrojtësi i kombëtares kuqezi kërkon një sistemim në Bundesligë dhe për momentin e mban në stand-by ofertën e spanjollëve që luajnë në Ligën e Dytë. Nëse nuk vjen oferta e duhur nga kampionati gjerman, atëherë Mavraj sezonin e ardhshëm mund të luajë për Deportivo La Coruña, që është në pole position për të firmosur me mbrojtësin, që nga tekniku Gonzales shihet si lider taktik gjë që në fakt Mavraj e bën edhe në përfaqësuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *