• |
ide | kryesore

Robert Pirès: “Didier Deschamps ende i etur për trofe”

Sport



Në fushën e stadiumit Luzhniki të Moskës Didier Deschamps u shpall kampion Bote si trajner, 20 vjet pasi e kishte fituar kompeticionin më madhor të futbollit në botë si kapiten i Francës. Sigurisht ka shpenzuar shumë energji për të arritur një objektiv të tillë, duke marrë shpesh kritika dhe pakënaqësi, por ideja për t’u tërhequr pas një arritje madhore si Botërori as që i shkon nëpër mend një njeriu si ai. Përkundrazi….

Edhe ish-shoku i tij i kombëtares Robert Pires është i bindur se Didier Deschamps është ende i etur për trofe. “Për Fedeeratën Franceze të Futbollit e ardhmja e përfaqësueses është e lidhur me emrin e Didier Deschamps. Objektivi i tij i radhës është Euro 2020. Ai ka mentalitet fituesi dhe është i vendosur për ta drejtuar skuadrën, Të fitosh Kupën e Botës nuk mjafton për të, Didier tashmë synon Euro 2020”, u shpreh ish-lojtari i Arsenal për BWIN, duke larguar zërat që lakojnë emrin e Zinedine Zidane.për drejtimin e “Les Bleus”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *