• |
ide | kryesore

“Shpërthen” Pallota: “Bordeaux qesharake, Barcelona imorale”

Sport



Është një Pallota i xhindosur që, i intervistuar nga radioja amerikane “Sirius XM”, ka komentuar prapaskenën e Bordeaux për çështjen Malcom dhe transferimin e brazilianit te Barcelona. “Kishim një akord me të, nuk ka dyshime. Dy ditë më parë prisnim të ngjitej në avion e orës 22, ose të mbërrinte në 10. Kemi shumë emal, mesazhe, e madje edhe videokonferenca me agjentët që tregojnë se operacioni ishte mbyllur. Përfshimë edhe një klauzolë prej 120 milionë dollarësh siç na kishin kërkuar. Por më pas djaloshi nuk u ngjit në avion, Bordeaux e ndali dhe papritur zbuluam se Barcelona ishte përfshirë në negociatë, në mënyrë absolutisht joetike dhe imorale në këndvështrimin tim”, nënvizon Pallotta në deklaratat e publikuara nga “forzaroma”.

Pra një shpërthim inati nga ana e presidentit verdhekuq: “Bordeaux është treguar qesharake, Kemi folur me avokatët. Jam mjaft i sigurt që do t’u duhet të dëshmojnë për këtë dhe do të ketë çështje gjyqësore. E njëjta gjë vlen edhe për agjentët, ose të paktën për njërin prej tyre. Për sa i takon Barcelonës, duket se vitet e fundit po bëjnë gjëra që nuk duhet të bëhen nga një klub me reputacionin që Barça pretendon se ka. Nuk mendoj se aty Malcom do të luajë shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *