• |
ide | kryesore

Shpërthim eksplozivi në banesën e Gazmir Dacit në Bathore, i burgosur për vrasje

Lajme, Të fundit



Tiranë, shpërthim me eksploziv në Bathore, në banesën e shtetasit Gazmir Daci. Raportohet se ka pësuar dëmtime vetëm në katin e parë të banesës, por nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur shtetasi Gazmir Daci.

Gazmir Dacit është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e vëllezëve Kolaveri. Policia e Shtetit njofton: “Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksploziv, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Më 30 korrik 2016 Gazmir Dacit i është bërë atentat me snajper brenda burgut të Vaqarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *