• |
ide | kryesore

Strakosha anashkalon merkaton: “Nuk kemi frikë nga askush”

Sport



Në kohën kur po rikuperohet nga një dëmtim i lehtë fizik që po i kompromenton javët e para të pre-kampionatit, Thomas Strakosha ka folur nga qendra e grumbullimit të Lazios – në Auronzo di Cadore – për të analizuar perspektivat bardhekaltër në prag të sezonit të ardhshëm, duke patur parasysh edhe progresin e kundërshtarëve. Në fjalët e tij për Lazio Style Channel, nuk mund të mungonte riferimi në sfidën Champions të humbur me Inter në javën e fundit të kampionatit.

“Në krahasim me sezonin e kaluar, kemi mësuar nga gabimet tona dhe e dimë se mund të përmirësojmë rezultatet e arritura në kampionatin e fundit. Futbolli është i përbërë nga gjëra të bukura e të shëmtuara: pasi nuk arritëm të kualifikohemi në Champions kundër Inter duhet të mendonim me shpejtësi për sezonin e ri. I njohim gabimet tona, jemi të rinj e të shëndetshëm, kompaktë si dhe kemi dëshirën të përmirësohemi: për këtë motiv nuk ndjej asnjë frikë. Të gjitha skuadrat po forcohen: kush do të vi mes nesh është i mirëpritur, por edhe kështu jemi shumë të fortë dhe besojmë se do të arrijmë zonën Champions League”, përfundoi portieri i përfaqësueses shqiptare, që ka anashkaluar krejtësisht zërat e merkatos që e shohin në dalje nga kryeqyteti italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *