• |
ide | kryesore

Tentoi të largohej nga Shqipëria, burg për biznesmenin Lulzim kulla që i shpëtoi tritolit

Lajme, Të fundit



“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme, nga Gykata e Gjirokastrës, për biznesmenin shkodran Lulzim Kulla.

Masa e sigurisë ndaj tij u dha pasi këtë të martë, ai u kap në pikën kufitare të Kakavijës, duke tentuar të ikte drejt Greqisë me një pasaportë të falsifikuar.

Ai u ndalua, teksa ishte pasagjer në një makinë tip “Audi”, pasi në kufi paraqiti një pasaportë të falsifikuar ku dhe u arrestua nga uniformat blu.

Kulla u arrestua nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në pasaportën që iu gjet, Kulla rezultoi me identitetin e rremë Alfons Deda.

Kujtojmë se ndaj Kullës në muajin janar u bë atentat me tritol në mes të Shkodrës. Më konkretisht një sasi tritoli shpërtheu në një motor, pranë makinës së Kullës.

Si pasojë e shpërthimit 42-vjeçari mbeti i plagosur, gjatë momentit që po hipte në mjetin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *