• |
ide | kryesore

Tjetër rast goditjeje nga rrufeja, shpëton mrekullisht bariu në Pukë

Lajme

Një bari është goditur nga rrufeja në malin e Tërbunit në Pukë, por i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes.

47-vjeçari Kastriot Nikolli u transportua me urgjencë për në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga rrufetë janë goditur edhe dy persona të tjerë në dy javët e fundit, por nuk patën fatin e pukjanit.

Rrufeja e rënë më datë 17 korrik në fshatin Sukaj të Shkodrës i ka marrë jetën Leonika Lukës. Ajo po punonte tokën me dy persona të tjerë kur u godit nga rrufeja. Të tre u shoqëruan për në spital, por Leonika Luka nuk i mbijetoi goditjes.

Ndërsa një rast tjetër vdekjeje nga rrufeja ndodhi vetëm 4 ditë më parë. 22-vjeçari Xhuljano Koçiu nga Lazarati humbi jetën pasi u godit nga rrufeja. Ai po kulloste bagëtitë. I riu mbërriti i pajetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kordhocës.

©Lapsi.al 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu