• |
ide | kryesore

Vrau shokun me kaçavidë, ekstradohet nga Spanja i dënuari me 22 vite burg

Lajme



Gazmend Nure 39 vjeç, në kërkim për vrasje nga autoritet italiane për vrasje, është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Në shtetin fqinjë, siç raportojnë këtë të premte mediat italiane, Nure është dënuar me 22 vite burgim në shkallë të dytë për vrasjen e një bashkatdhetari në Fasano, më 1 Gusht 1998.

Sipas hetimeve, autori dhe viktima Luan Kaja, i cili vdiq disa ditë më pas në spital pasi u sulmua me kaçvadië, ishin shokë.

Krimi ka ndodhur për motive të dobëta, shkruan gazeta panorama.

Pas vrasjes, Nure u largua nga Italia për në Britani ku në vitin 1999 kërkoi azil me një identitet fals. Më pas, u largua për në Spanjë ku edhe u arrestua. Gjatë periudhës së arratisë, raportohet se ka përdorur disa identitete false.

gamznedi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *