• |
ide | kryesore

Akti i Metës dhe reagimi qesharak i Veliajt

2, Ide



Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për postin që mban. Ai e ktheu në kuvend ligjin skandaloz për shembjen e teatrit, por më shumë sesa ky vendim politik, presidentit i bëjnë nder 9 argumentat që renditi për t’a përligjur zgjedhjen e tij.

Me një gjuhë të përkorë dhe me kujdesin për të qene “i qetë dhe i dashur me të gjithë”, Ilir Meta ka theksuar gjëra shumë të rënda. Të thjeshtëzuara për këdo që bezdiset nga fjalori i koklavitur juridik, ato mund të përmblidhen kështu:

Marrëveshja okulte Edi Rama – Shkëlqim Demir Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike. Pra, nëse kryeministri ka një truall për të nxjerrë në treg, ai nuk mund t’a bëjë këtë pa garë dhe tender.

Shembja e Teatrit Kombëtar nuk respekton konventat për trashigiminë kulturore që ka nënshkruar Shqipëria dhe parimet e mbrojtjes së kësaj trashëgimie.

Rrëmbimi i një trualli që i përket qytetarëve të Tiranës pa kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak, ku shumica i mungon socialistëve, është cënim i decentralizimit dhe legjislacionit për autonominë vendore.

Duke përmendur përkrah tyre dhe problemet që ky ligj special hap me marrëveshjet e nënshkruara me BE, si dhe me pronat e privatëve në zonën ku do të ngrihen grataçielat, presidenti bën ftesë për reflektim, aq më tepër që miratimi po bëhet në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më tej: Argumentimi i plotë i Metës për kthimin e ligjit

Po t’i lexojë më kujdes, qoftë edhe një njeri që është neutral për çështjen e teatrit, e kupton se këtu ka vërtet diçka për të debatuar. Prandaj me siguri shumëkush ka pritur me kërshëri kundër argumentat e socialistëve për këtë arsyetim ligjor.

Po kë nxorri të përgjigjej Rilindja?

Natyrisht kryekllounin e saj, Erion Veliaj. Ishte njësoj si të dërgoje Gaz Pajën të të mbronte përpara komisionit vettingut.

Madje dhe më keq.

Mjafton të lexosh të plotë reagimin e kryebashkiakut, që të kuptosh se nuk ka asgjë të ndryshme nga mendësia e njeriut që për propagandë përdhos dhe ditën e vet të dasmës.

Asnjë fjalë për shkeljen e barazisë në biznes, asnjë fjalë për përçudnimin e autonomisë vendore, asnjë fjalë për shpërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare, asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore.

Në vend të tyre, një loghore e denjë për një njeri që është mësuar të flasë pa i drejtuar kush pyetje dhe që komunikimin publik e koncepton si shpërndarje kasetash të gatshme.

Të njëjtat fjalë për veprat e mëdha që ka bërë në Tiranë, të njëjtat sharje për kundërshtuesit e punëve të tij, të njëtat batuta shterp me ShQUP-in, Kamzën, Zogun e Zi etj.

Lexo më tej: Kundërpërgjigjja e Veliajt për kthimin e ligjit 

Mjafton edhe ky ballafaqim i thjeshtë mes argumentave ligjorë dhe injorancës rrezatuese të atij që u përgjigj, për të kuptuar se nga cila anë qëndron e drejta për temën aq shumë të debatuar të teatrit.

Por ky episod i fundit, fatkeqësisht tregoi më tepër sesa kaq.

Përmes cekësisë dhe banalitetit të Veliajt, që foli këtë herë në emër të socialistëve, nuk është e vështirë të kuptosh se deri në c’pikë ka degraduar Rilindja. Po, po, deri në pikën që i jep mundësinë Ilir Metës, që të duket si burrë shteti.

©Lapsi.al

Kthimi i ligjit për Teatrin/ Pse Veliaj sulmoi presidentin



15 Comments

  1. Si nuk pertoni qe merreni me simiten,punon me peshore Likja,Basha vodhi dhe detin per vjehrrin Jo me kete karakatine.Me keq do te behet.Shtet pa gjykate dhe pa gjykates,si e beri hale Saliu,pak e ka.

  2. Logjike e sakte , por ribythjes ju jane erresuar syte nga fitimi i majme dhe shume i shpejte . Bushati flisni edhe per inceneratoret , se me te njejten metode u bene edhe keto kontrata. U ngrit nje idiot rilindas(bujk nga ana e inteligjences) dhe tha ketu duhet te ngrihet nje incenerator dhe ministri i gjuheve te huaja tha : po , ke te drejte se na duhen ca leke . Ribythas kudo qe jeni na hengshit ramen .

  3. Vetem Gazidedja e ben terbiet kete popull,harron shpejt 97 kur s’kishte shtet fare,edhe kjo do harrohet si shume te tjera.Me zi po pres qe te kthehet nga arratisja LLalla qe ta gjykoje drejt dhe sakte kete vjedhje.Hajde o Sali se harruam te rrahurrat dhe vrasjet vence,ti ja di ketij populli.

  4. Ti mire ben qe te ka ngel mendja te 97-a, po mos harro qe njeriu kryesor qe e rehabilitoi dhe e solli Salen ne pushtet ne 2005 ishte pikerisht Edi Rama.

    Dhe kuptohet qe te ka ngel mendja te 97a, se gjithe zullumet e Saliut II, Rama i shfajesoi duke punuar pikerisht me biznesemenet e Saliut. Prandaj duhet te kthehesh mbrapa ne kohe per te gjetur dicka tjeter.

  5. O bushat ke te drejte qe perpiqesh qe argumentat e tua shterues per liken perpiqesh ti shisesh por kam frike se likja ka humbur “BLLOKUN ” ose eshte e vertet ajo qe thote Merua qe ka frike Monen mos i heqe dieten sic e la pa zonje te pare prandaj e ktheu ligjin por ai harron se me Lalin nuk ka shans te dyte vjedhje .

  6. Politikanet ,zengjinet oigarke , juridiksat,mediatiksat jane tmerruar nga reforma amerikano gjermane ne drejtesi.Fuqia e stermadhe amerikane do cliroje shqiptaret e ndershem nga vampirat e korrupsio it. Fjalet e tjera jane perralla qe nuk I pjerdhin as amerikanet as gjermanet as shqiptaret.

  7. Erjon Velija ky lapidari i falsitetit.Nuk duhet te jesh as largpames as psikolog per te njohur kété Monster.Vetem 17 sekonda vemendje surratit te tij dhe mberrin ne perfundimin extrêmement te sakte se kush eshte ky laper.Po ne nje shoqeri thellesisht te inkriminuar dhe skajshmerisht katunare nje pervers arrin te zgjidhet kryebashkiak.Njerez te ulet dhe te ligj.

  8. Andi dhe injorantet komentues! A krahasohet krimineli Sali dhe Likja i 21 janarit me floririn? A mund te krahasohen “vjedhjet’ e Veliajt me krimet e Likes? Cfare nuk mban kjo toke?

    1. Ti i veteshpalluri komentues i zgjuar, je me injoranti, militanti dhe trushpelari i forumit. Ju vjen goja era bythe, sq shume jeni mesuat te lepini. Pse nuk thua cfare nuk shkon tek argumentimi i presidentit, pse nuk thua cfare mendon per kete vjedhje diten per diell ne kundershtim me cdo ligj te shtetit dhe afere te paster korruptive? Cfare lloj arsyetimi eshte te thuash se duhet te mbyllim gojen sepse gjithesesi te gjithe jane te korruptuar. Preferoj 1 milion here te jem “injorant”, sesa te kem formimin qe te jep shkolla e partise.

  9. Sa “injorante” qe jeni? Akoma tek shkolla e partise e keni mendjen! Keni ngelur ne shekullin e 20te! Fjalori qe perdorni i ben nder vetem saliut dhe Metes! Andi dhe ju komentues saliniane nuk e kuptoni se jetojme ne demokraci dhe secili ka te drejte te mendoje dhe komentoje ashtu si e mendon,ndryshe nga ANdi qe ben artikuj sic e porosit saliu nga vici-dolivrases dhe kriminel!

  10. Te me Falesh or Bushat si gazetar, analist e c’fare tjeter titull nuk i keni dhene vetes apo ju kane dhene me apo pa te drejte. Por ne kete shkrim PO GABON dhe RENDE! Teatri ne rradhe te pare jo ka Percare vet Artistet e Medhenj te Vendit por dhe kontradita midis tyre te shembet apo jo nuk po zgjidhet!? Per mendimin tim ajo duhej te zgjidhej VETEM MIDIS TYRE sepse Ata Vet Akuzojne te Dyja Partite! Por ka llogjike qe e pranon se NJE I PADENJE (ne rastin konkret Presidenti i zgjedhur nga Greqia pa le me per historite dhe bemat mbi hajdutllekun e tij, dhe Perse mos te jete i Dashur me te gjithe Ilir Meta a e ke pare Vilen Sheikiane dhe Pasurite e Pafundme te tij. A e di more Bushat se Faljen e Detit ne Qeverine e Saliut ky Shpellar qe ka zbarkuar me vila ne det dhe qe nuk e di se c’fare do te thote det e Etiketoj Marreveshjen e Detit si te Mire dhe te nesermen Anijet Luftarake Greke u ndodhen fare prane bulevardit te Qytetit te Sarandes ku ndalonin dhe anijet e peshkimit per te dale ne det! Fale GJYKATES KUSHTETUESE HEROINE dhe Heroit Tjeter Myslym Pashes qe E RREZOJ!?) Te Behet i Denje!? JO ai (Meta) eshte nje “Xheloz” mbi PUNEN E ARTE qe ka bere dhe ben Kryetari i Bashkise Erjon Veliaj ne raport me te gjithe paraardhesve te vet!? S’me intereson se kush eshte apo idiotizma se ka shitur fiq a thua ka bere KRIM per ate ekonomi familjare te dobet qe ka patur ai dhe pjesa dermuese e Shqiperise! Por puna dhe ndryshimi qe duket nuk ka nevoje per te folur me shume! Se ka bere korrupsion a vjedhur shqip Erjon Velia kjo JO QE NUK ESHTE CUDI sepse Pushteti ne Shqiperi Vetem Kete Detyre Ka!? Pak Kuriozitet-Si ore nuk ka ne Shqiperi NJE ANALIST TE PAVARUR por vetem Sherbetore Partish! Si ore e Harruat Historine BIZARE TE PD-se se bashku me Liderin BANDIT Sali Bollano Janullatosi, Vitin e Zi 97′ qe dha Urdher per te Qelluar e Djegur me Napalm Qytetet e Vendit te tij!? Rrahje Masive te Njerezve ne Rruge, pa harruar djegje Gazetash dhe Dru Gazetaresh. Te fortet e Qyteteve nen pushtetin BANDIT vidhnin, benin kontrabande, zenin territore dhe ngrinin Pallate dhe cdo gje qe SOT I GEZOJNE dhe nuk i ka hyre kujt gjembi ne kembe. Kryengritjen e Armatosur te Mbretit, Naften Serbise ne kohen e blokades se saj. Dru ne qendra votimi dhe fletushka te hedhura PaFund me komisioner BANDIT. Fut ne rresht administrate, mesues dhe nxenes per votime!? Pak kohe te qendronte Saliu e kishte bere Bollanon President te “Shtetit te Himares” brenda Shtetit Shqiptar (apo e harron ate situate kur grekerit vinin e benin ligjin ne Himare!?) E ke ditur or Bushat se si te qellonin Kryetaret e Komisariateve neper rrethe dhe c’fare pusheti kishin. As per Kryetar Bashkie, Prefekt dhe cdo Pushtetar tjeter i qytetit nuk guxonte ti fliste!? Ore dini se c’fare shkruani? Po kush te vije ne pushtet Basha!? Apo Ujku na eshte bere i “Urte” tani!? MJAFT, MJAFT, dhe MJAFT or Bushat. Ka ardhur koha qe njerezve tu thuhen disa te verteta nga ju ne TV dhe jo vetem Sulm mbi ate qe Shqiperia ne fundkohen e Pushtetit te PD-se u be ZERO! LUTU mbase del ndonje parti qe TU JAPI PAK SHPRESE SHQIPTAREVE! Por ti mund te thuash se ne jemi ne vitin 2018 dhe nuk ka me perseritje te atyre viteve. Kush ta tha. Kush te garanton dhe perse duhet ta provoj populli perseri. Prandaj lere ate TE DENJE sepse ne Shqiperi ne te gjithe Pushtetin dhe Administraten Shteterrore VETEM TE DENJE NUK KA, Nejse, e di qe do te kemi kundershti dhe nga diskutante te tjere por KY ESHTE REALIETETI! Nqs nuk shkon ne Burg Sali, Nano, Meta, Bashe & Co. per Ti dhe Analistet e tjere te TV-ve do te kete gjithnje pune dhe Page te Larte-sepse Ju u thoni njerezve “VETEM TE VERTETEN dhe Globi Udhehiqet prej Jush”!?

  11. Nëse pretendon se je atdhetar, atdhetarët së pari bëjnë çmos që të mësojnë të shkruajnë gjuhën e tyrë kombëtare.
    Ti more zotëri nuk ja ke fare idenë që si rregull drejtëshkrimi në gjuhën shqipe, me gërma të mëdha shkruhen vetëm emrat e përveçëm e as emrat e përgjithshëm, mbiemrat e foljet siç i bën ti lëmsh.
    Nga kjo mosdije, vjen edhe marrëzia tjetër që kërkon të bësh kryeprokurorin e kryegjykatësin për të futur në burg të gjithë politikanët shqiptarë.
    Deri tani fakte të bëra publike për politikanë që meritojnë burgun, janë dy ministrat e mbrendshëm që ka përzgjedhur Rama, Tahiri e Xhafaj që së paku ju është provuar me fakte që kanë bashkëpunuar me vëllezërit e kushërijtë e tyre mafiozë të drogës.
    Në burg duhet të futen edhe porositësit e 613 kg kokaine që u kap në Durrës e pritësit e 3 milionë eurove të drogës që u kapën po në Durrës.
    Ti ke përmendur katër emra më sipër , për të cilët nuk ka asnjë fakt që të kenë lidhje me mafien e drohës shqiptare e ke lënë pa përmendur pikërisht ate që si kryeministër e bëri Shqipërinë rekordmene të trafikut të drogës në Europë, veç dyshimit e opinionit të përhapur publikisht, se Edi Rama është edhe vetë përdorues i drogës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *