• |
ide | kryesore

Barcelona, Valverde promovon kampionin e ri të botës

Sport



Në mes të turneut të SHBA në kuadër të “International Champions Cup”, Ernesto Valverde është kthyer të flasë për Ousmane Dembele. Ky i fundit ështe ende me pushime, pas fitores së trofeut më prestigjioz futbollistik në botë me Francën më 15 korrik në Rusi. Dembele iu bashkua Barcelona-s vitin e kaluar nga Dortmund-i, por anësori i ri francez nuk mundi të tregonte cilësitë e tij në Katalonjë. Kjo për shkak të problemeve të shumta fizike dhe një përshtatshmërie pak më të vështirë nga ç’pritej.

Në një konferencë për shtyp përpara sfidës me Tottenham, tekniku i Blaugranave theksoi edhe njëherë besimin e madh te Dembele, pavarësisht mbërritjes së Malcom, i cili do të jetë rivali direkt për francezin në pozicionin ku luan. “Shpresoj që ky të jetë sezoni i tij. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Viti i kaluar ishte i komplikuar për shkak të dëmtimeve, dhe pavarësisht kësaj, ai ka bërë shumë”.
Ish-trajneri Bilbaos ka treguar se preferon të ketë një stol konkurrues për të përdorur sa më mirë të gjitha planet e tij të lojës, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku vitin e kaluar Barcelona u eliminua në çerekfinale nga Roma. “Konkurrenca është gjëja më e rëndësishme brenda ekipit. Ka shumë ndeshje dhe ne nuk mund t’i përballojmë të gjitha me vetëm njëmbëdhjetë lojtarë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *