• |
ide | kryesore

Hysaj në Napoli edhe për një vit, e konfirmon agjenti i shqiptarit

Sport



Pavarësisht ofertave të Chelsea, Elseid Hysaj do të qendrojë në Napoli të paktën edhe për një sezon tjetër. Ose ndoshta më shumë. Menaxheri i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka nisur punën për të rinovuar kontratën e futbollistit me klubin e De Laurentiis.

“Unë e Giuntolikemi folur për gjithcka, por nuk e kemi me nxitim – ka shpjeguar Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli – . Nëse Napoli do të ketë dëshirën të rinovojë kontratën e Hysaj ne jemi të lumtur ta dëgjojmë dhe të gatshëm të diskutojmë”.

Për 23 vjecarin nga Shkodra u interesuan dy klubet e Premier League Chelsea e Manchester United, me londinezët favoritë pas ardhjes në pankinë të Maurizio Sarrit, trajner me të cilin Hysaj kishte punuar më parë edhe tek Empoli e Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *