• |
ide | kryesore

Koliçi “thumba” Kukësit, ja pse zgjodhi Flamurtarin

Sport



Enea Koliçi rikthehet në Vlorë, pas 6 vjetësh, në skuadrën me të cilën bëri debutimin për herë të parë në kampionatin shqiptar. Flamutari bën kështu goditjen e fortë, duke siguruar kuadratin e portës të lënë vakant nga largimi i Nurkovic. Portieri pogradecar nuk është se kaloi muaj të lehtë, në fundin e aventurës së tij me Kukësin, ku mardhëniet me drejtuesit e klubit u thyen përpara fundit të sezonit, ndaj dhe nuk i kursen thumbat për ish-skuadrën e tij.

“Në Shqipëri Flamurtari ishte zgjedhja ime e vetme – shpjegoi Koliçi. Pas asaj që kalova me Kukësin duhet të matesha mirë në hapat që bëja, për të mos përfunduar në atë situatë të shëmtuar edhe njeherë. Unë përgjigjen të gjithëve do tua jap në fushë”.

Koliçi nuk kërkon ti vendosë limite vetes, por e di edhe se në Vlorë startet kanë qenë gjithnjë të forta dhe rezultati në fund jo ai i menduar. Flamurtari ka ende për të formatuar skuadrën, edhe pse objektivat mendohet të jenë të rëndësishëm.

“Objektivat përcaktohen në bazë të skuadrës që ndërtohet dhe Flamurtari është ende në punë e sipër, u shpreh portieri. Ajo që mund të garantoj unë është se do të ulë kokën të punojë për të qenë sa më shpejt në nivele të larta”.

Flamurtari vazhdon të jetë ndër skuadrat më aktive në merkato, ndërsa Kolici ishte emri i kërkuar me ngulm nga tekniku, Ilir Daja, për të siguruar një pozicion startegjik sic është porta. Portieri ishte në bisedime edhe me Apollon Smirni në Greqi, por gjërat nuk shkuan si dëshironte ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *